Kader Kicaj, ish-partnerja e fituesit të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, së fundmi mori pjesë në dasmën e Adrit dhe Ilirianës. E veshur me një fustan të zi elegant, ajo rrëmbeu vëmendjen e të pranishmëve, duke shkëlqyer me pamjen e saj.

Megjithatë, në një moment gjatë festës, Kaderi u vu në siklet nga një gazetar i pranishëm, për shkak të pyetjeve që lidhnin me ndarjen nga Lumbardhi.


Gazetari nga “Artistët Shqiptarë” e pyeti Kaderin për intervistën e fundit që Lumbardhi kishte dhënë pas ndarjes së tyre, por Kaderi mohoi të kishte parë intervistën apo të ishte në dijeni të komenteve të tij.

416028600 17940753371777389 8665347964625272208 n

Kur gazetari vuri në dukje se Lumbardhi ishte ndjerë i lënduar nga ndarja, Kaderi e injoroi këtë pjesë, duke shmangur çdo koment mbi këtë temë. Pavarësisht ngacmimeve, ajo vazhdoi të shijonte mbrëmjen në shoqërinë e të ftuarve, pa u ndikuar nga situata e pakëndshme.

Ndarja e Kaderit dhe Lumbardhit ka qenë një nga temat më të përfolura kohët e fundit, por duket se Kaderi po e vazhdon jetën e saj me elegancë dhe maturi, duke shmangur spekulimet dhe diskutimet për këtë çështje. /Telegrafi/