LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Qeveria e majtë i harroi punëtorët e Trepçës, s’ka paga për ta në periudhën pandemike

Kadaj-Bujupi: Qeveria e majtë i harroi punëtorët e Trepçës, s’ka paga për ta në periudhën pandemike

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë për Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mospagesa e pagave për punëtorët e Trepçës, është e paprecedentë, sidomos kur në pushtet është një parti e majtë.

Kadaj-Bujupi u ka bërë thirrje përgjegjësve që të veprojnë e të mos rrezikojnë mirëqenien e 300 familjeve.


“Mospagesa e pagave ndaj punëtorëve të Trepçës e sidomos kur në pushtet është një parti deklarativisht e majtë, është e paprecedent. Për Trepçën është folur dhe diskutuar nëpër të gjitha fushatat zgjedhore, mirëpo asgjë apo shumë pak është vepru. I vetmi veprim konkret ishte nxjerrja e Ligjit nga Qeveria Haradinaj. Sot, Qeveria në detyrë në kohë pandemie ende nuk ka kryer subvencionin që kanë pasur obligim t’a perfundojnë madje në muajin Mars. E në anën tjetër, si pasojë e pandemisë Trepça nuk ka pasur shitje këtë periudhë, plus që ka ra shumë çmimi i koncentratit ne bursë. Të gjitha këto bashkë e pamundësuan krijimin e buxhetit për paga”, shkruan Kadaj-Bujupi.

Ajo ka thënë se në kohë pandemie nuk ka vend politika dhe duhet të veprohet sipas detyrës në mbrojtje të qytetarëve.

“Iu bëjë thirrje përgjegjësve që të veprojnë dhe të mos rrezikojnë mirëqenien e këtyre 300 familjeve në këtë kohë krize. Politika ska vend në kohë pandemie. Veproni sipas detyrës në mbrojtje të çdo qytetari të Kosovës!”, ka shkruar Kadaj Bujupi. /Telegrafi/