LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Në Pakon Fiskale të përfshihen edhe nënat vetushqyese dhe punëtorët pa kontrata

Kadaj-Bujupi: Në Pakon Fiskale të përfshihen edhe nënat vetushqyese dhe punëtorët pa kontrata

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka kërkuar që në pakon fiskale të Qeverisë së Kosovës, për të ndihmuar kategoritë e ndryshme të shoqërisë pas krizës që shkaktoi coronavirusi, të përfshihen edhe nënat vetushqyese si dhe punëtorët pa kontrata.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka theksuar se përkundër kufizimeve buxhetore, gjendja në vend e shkaktuar nga pandemia rrezikon më së shumti të dobëtit dhe të përjashtuarit.


“Në pakon fiskale emergjente të përfshihen edhe nënat vetushqyese dhe punëtorët pa kontrata. Përkundër kufizimeve buxhetore, gjendja në vend e shkaktuar nga pandemia rrezikon më së shumti të dobëtit dhe të përjashtuarit. Në këtë rast konsideroj se në pakon emergjente fiskale duhet të përfshihen kategoritë e rrezikuara, duke studiuar nevojat dhe prioritetet”, ka shkruar deputetja.

Ajo ka thënë se gjendja e nënave vetushqyese është e rëndë edhe në situatë normale.

“Nënat vetushqyese të cilat sfidohen edhe në situate normale, e lëre më tani në kohë pandemie, duhet të përkrahen urgjentisht. Gjithashtu, edhe punëtorët pa kontrata të cilët janë të shumtë në Kosovë pa fajin e tyre. Ata as nuk marrin rroga e as nuk mbulohen me pakon emergjente fiskale”, ka shkruar ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori