Në kohën kur janë shtuar zërat që shumë shpejt do të mbahet një tryezë për çështjen e demarkacionit, të thirrur nga vetë kryeministri Mustafa, Lëvizja Vetëvendosje thotë se marrëveshja aktuale e demarkacionit është e vdekur dhe duhet të rikthehet në pikën zero.
“Duhet të fillohet një proces i ri, duhet të bëhet shkarkimi i komisionit dhe të këtë një llogaridhënie nga ata që i shkaktuan dëm kaq të madh republikës për më shumë se një vit dhe tek pastaj të nis procesi i ri ku duhet të këtë një konsensus”, ka deklaruar deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.
Ndërsa duke folur për kishën ortodokse serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, deputetja thotë se ajo në realitet nuk është kishë, por është një betonim që ka ndodhur në periudhat më të errëta te vendit.
“Është ndërtuar jo për qëllim që të mbledhë komunitetin fetar, por është ndërtuar për qëllim të kundërt. Gjatë luftës ai objekt është përdorur edhe për të ushtruar dhunë nga paramilitarët serb”, ka thënë ajo, duke shtuar se ai objekt është dashur që shumë më herët të hiqet nga aty sepse nuk e ka vendin aty dhe aq më pak nuk e ka vendin që në kujtesën tonë të qëndrojë si memorial i krimit.
Ajo ka komentuar edhe deklaratat e deputetit Albin Kurti, i cili mbrëmë kishte deklaruar në një media se demarkacioni aktual mund të sjell trazira në mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka folur edhe për punën e Kuvendit të Kosovës si dhe për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje./Tribuna/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë