LAJMI I FUNDIT:

Kabashi – Ramaj: Agresioni rus në Ukrainë rrit tendencat armiqësore për destabilizim në Kosovë, Qeveria të ndajë 100 milionë euro për ushtrinë

Kabashi – Ramaj: Agresioni rus në Ukrainë rrit tendencat armiqësore për destabilizim në Kosovë, Qeveria të ndajë 100 milionë euro për ushtrinë

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi – Ramaj, ka thënë sot se Qeveria e Kosovës duhet të ndajë 100 milionë euro për ushtrinë, marrë parasysh gjendjen e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë.

Kabashi – Ramaj në një konferencë për media theksoi se është krejt legjitime dhe e domosdoshme, që në këtë moment kyç për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, Kosova duhet t’i forcojë kapacitetet e veta ushtarake.

“Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga qeveria, që ta sjellë brenda javëve në vazhdim, në afat sa më të shkurtë por gjithsesi brenda këtij muaji, rishikimin e buxhetit për vitin 2022. Konkretisht, kërkojmë nga Qeveria që nga shpenzimet kapitale të parapara për këtë vit, të cilat janë përllogaritur në vlerë prej 554 milion eurosh, të merren 100 milion euro dhe të njëjtat të ri destinohen për nevojat e ushtrisë”, tha ajo.


PDK thekson se nuk ka prioritet më të madh për Kosovën, sesa forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë, në mënyrë që Ushtria e Kosovës të jetë e gatshme që t’i kontribuojë ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vendin tonë.

“Po ashtu, meqenëse rruga e Kosovës është shumë e qartë dhe aspiratat tona për anëtarësim në NATO kanë edhe implikime buxhetore, kërkojmë që për çdo vit, buxheti i shtetit që ndahet për ushtrinë tonë, të kapë vlerën e minimum 2 për qind të GDP-së së vendit, konform vendimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s që është marrë në qershor të 2006”, tha Kabashi – Ramaj.

Ajo tha se që nga 24 shkurti i këtij viti, dinamika e zhvillimeve politike dhe atyre të sigurisë ka ndryshuar jo vetëm për Ukrainën, por pothuajse për të gjithë Evropën, si dhe ka ndikim direkt në tërë arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare.

“Kjo krizë që po ndodhë sot në qendër të Evropës, ku agresioni rus ndaj Ukrainës po prodhon dëme të mëdha, si në humbjen e jetës së njerëzve, ashtu edhe në cenimin e parimeve demokratike dhe rendit ndërkombëtar, po prodhon dëme e pasoja direkte, jo vetëm për qytetarët e Ukrainës por njëkohësisht edhe kërcënime shumë serioze, ndaj paqes dhe sigurisë në Evropë e më gjerë.

Fatkeqësisht deri më sot, nuk është parë asnjë përpjekje nga pala e Federatës Ruse që mund të ketë një ndërprerje, përkundrazi, ka deklarata shqetësuese e thellojnë edhe më tej krizën”, tha ajo.

Kabashi-Ramaj theksoi se eskalimi i kësaj situate mund të ndikojë edhe në zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajonin tonë dhe Republika e Kosovës, ndonëse e ka konsoliduar shtetësinë dhe sovranitetin e vet, sërish mund të jetë cak i pretendimeve armiqësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori