Evropa ka treshe të sulmeve shumë të njohura nëpër skuadrave mëdha, por ajo e Lyon po tregon formë të lartë. 

Nabil Fekir, Mariano dhe Memphis Depay, janë kthyer në sensacion pasi kanë shënuar 26 gola në Ligue 1.


Shifra më të larta se sulmi i Paris Saint-Germain i përbërë nga Kylian Mbappe, Edinson Cavani dhe lojtari më i shtrenjtë në histori, Neymar.

GettyImages 821557648 Mariano po shkëlqen te Lyon (Getty Images)

Mariano erdhi nga Real Madridi dhe po ndjehet mirë në Francë, duke e bërë edhe Fekirin t’i tregojë aftësitë e tij.

Pas tyre vjen sulmi i Manchester City që udhëheqet nga Pep Guardiola.

GettyImages 863894550 Depay u rikthye në skenë te Lyon (Getty Images)

Sergio Aguero, Gabriel Jesus dhe Raheem Sterling kanë shënuar së bashku 22 gola.

Në fundjavë Lyon shënoi fitore të thellë me rezultat 5-0 ndaj Saint-Etienne, me tre sulmuesit që gjetën rrjetën.

GettyImages 863135468 Nabil Fekir shënon shumë gola (Getty Images)

Lyon nuk është skuadra që ka shënuar më së shumti në Evropë, pasi kanë shënuar 32 gola deri më tani, pasi treshja e tyre kanë shënuar 81.25 për qind të golave. /Telegrafi/Golat e shënuara 

Fekir – 11 gola

Mariano – 9 gola

Depay – 6 gola

telegrafi sport app