LAJMI I FUNDIT:

Ka prekur play-offin e Ligës së Konferencës – kjo është shuma e parave e fituar nga Ballkani deri më tani

Ka prekur play-offin e Ligës së Konferencës – kjo është shuma e parave e fituar nga Ballkani deri më tani

Kampioni i Kosovës, Ballkani, e ka vazhduar rrugëtimin në Evropë, duke prekur play-offin e Ligës së Konferencës, pasi mposhti Klaksvikun, ndërsa edhe arkat e klubi po mbushen.

Ballkani tani do të luajë në play-off të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me klubin tjetër shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.

Pa llogaritur fitimet nga FFK-ja, si shpallja kampion dhe të drejtat televizive, deri më tani Ballkani i ka të sigurta 1.690.000 euro, sipas UEFA-s.


Pjesëmarrja në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ia ka siguruar Ballkanit 280 mijë euro, edhe pse u eliminua nga gara më e rëndësishme në botë për klube.

Ballkani, kaloi La Fioritan dhe pastaj edhe Klaksvikun, duke arritur në raundin e play-offit të Ligës së Konferencës, raund që ia siguron 750 mijë euro të tjera.

Kësaj duhet t’i shtohet fakti se për çdo raund që luan merr nga 100 mijë euro ekstra, pra shifra për katër raunde shkon plus edhe në 400 mijë euro tjera.

Ballkani – Shkupi, ‘finalja’ shqiptare për një vend në grupet e Ligës së Konferencës
Lexo po ashtu Ballkani – Shkupi, ‘finalja’ shqiptare për një vend në grupet e Ligës së Konferencës

Për çdo kampion shtetëror që nuk arrin fazën e grupeve, UEFA jep edhe 260 mijë euro ekstra.  Pra totali nëse mposhtet nga Shkupi, në konton e Ballkanit do të shkojnë 1 milion e 690 mijë euro.

Pastaj në play-off luhet për një vend në fazë e grupeve, nga ku çdo skuadër e kualifikuar fiton në start 2.94 milionë euro, pa llogaritur të ardhura për fitore dhe barazim, por edhe renditje në grup.


Shumat e siguruara dhe ajo që pretendon ta fitojë Ballkani

Për çdo raund klubet marrin nga 100 mijë euro

Raundi i parë i Ligës së Kampionëve: 280 mijë euro – e siguruar

Play-off i Ligës së Konferencës: 750 mijë euro euro – e siguruar

Kalimi në fazën e grupeve: 2.94 milionë euro


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori