Ka përfunduar edicioni i 19-të i gjysmë maratonës “Prishtina 2019” i organizuar nga Federata e Atlektikës së Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. Si edicionin e kaluar edhe këtë vit shumicën e çmimeve të vendeve të para i fituan garuesit e huaj nga Kenia.
Edhe në këtë maratonë mori pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, i cili garoi në shtegun e 21 km, por që ishte ndër garuesit e fundit që e përfunduan garën.
Ai pas garës tha se duhet të bëhen disa ndryshime në shtegun e garës pasi sipas tij sportistët nuk duhet të dërgohen afër Obiliqit për shkak të tymit.
I përgëzoj të gjithë garuesit, prej më të rinjve e deri të më të vjetrit, pjesëtarët e policisë, ekipet mjekësore, ushtarët e FSK-së, të cilët u kujdesen për mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje, që ka qenë e mrekullueshme. Është e mundur të bëhen edhe disa përmirësime në organizim, që të jemi edhe ne në hap me trendët globale, duke bërë ndryshime në rrugë janë sportistë dhe sportistët nuk duhet ti dërgojmë nga Obiliqi për shkak të tymit. Nuk po më vjen mirë për besë por çka me bë, sporti është sport, sportistët e mirë fitojnë”, u shpreh Haradinaj.
Në kategorinë e seniorëve te meshkujt i pari doli Hosea Kiplagat Tue, ndërsa i dyti përfundoi Abel Kibet Rop, dhe podiumin e përmbylli garuesi nga Maroco Youssef Sbaai. Fituesi i vendit të parë në kategorinë e meshkujve ishte shumë i lumtur me triumfin dhe pas garë tha se ai vazhdimisht merret me atletikë.
“Gara ishte shumë e mirë, ishte shumë e fortë, unë me të vërtete e shijova. Unë vazhdimisht stërvitem dhe gjithmonë jam i pranishëm në atletikë”, pohoi ai.
Në kategorinë e femrave gjithashtu fituese doli garuesja, Ruth Chemisto Matebo nga Kenia, vendi i dytë Euliter Jepchipchir nga Kenia, vendi i tretë Ruth Nundu Mbatha gjithashtu nga Kenia.
Ajo pas fitores u shpreh tejet e lumtur, duke theksuar se kjo është hera e dytë që merr pjesë në këtë kompeticion, ndërkohë që vitin e kaluar ajo ka përfunduar në vendin e dytë – transmeton KosovaPress.
“Ky është viti i dytë, vitin e kaluar isha këtu dhe fitova vendin e dytë, këtë vit janë këtu dhe mora vendin e parë, e pëlqej organizimin vendi është i mirë, falënderoj organizuesit për ftesën. Gara ishte shumë e mirë gjithashtu më pëlqen vendi dhe njerëzit këtu”, u shpreh garuesja nga Kenia.
Në këtë marton pjesëmarrës ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i cili mori pjesë në garën e 5 km, dhe të cilën e përfundoi me sukses.
Ai pas pjesëmarrjes u shpreh se vazhdimisht merr pjesë në këtë gjysmë maratonë dhe synim kësaj radhe ishte ta mposhtë vetveten
“Unë që nga nisja e gjysmëmaratonës unë vrapoj, ndoshta tri, katërraste për shkak të udhëtimeve të mija jashtë vendit, nuk ka mundur me marrë pjesë. Herën e parë kam vrapuar në gjysmëmaratonën 21 km dhe çdo herë tjetër vetëm pesë kilometra e kam vrapuar. Por caki këtë vit ishte ta kalojë vetveten sepse në vitin 2018 sipas statistikave që i mban Federata e Atletikes kisha vrapuar për 39 minuta e 5 sekonda dhe sot doja të vrapoja për 39 minuta por meqenëse nuk e matje kohën por doja ta thoja këtë rekord e kalova për një minutë ma herët”, u shpreh Hasani.
Kujtojmë që vitin e ardhshëm Federata e Atletikës së Kosovës do të organizojë këtë gjysmëmaratonën për të 20-tën herë me radhe dhe sipas tyre pritet të ketë ndryshime të madhe e sidomos te shtegu ku do të mundohen ta zgjasin në 41 kilometra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Liverpooli dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit që vlen 75 milionë euro

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares U21 të Shqipërisë para sfidave me Greqinë dhe Luksmburgun

“Një prej nesh do ta fitojë atë”, Lamine Yamal për betejën e Barcelonës për Topin e Artë

Ish-ylli brazilian ka pasur një fillim ëndrrash në karrierën e tij si trajner, fitoi tre trofe në gjysmë viti

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

Rudiger: Agjërimi gjatë Ramazanit nuk është problem për mua, por nuk është e lehtë të stërvitesh pa ushqim dhe ujë

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Gasperini do të largohet nga Atalanta, dy top klubet italian dhe disa të tjera jashtë vendit e duan atë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin