Kur vendosni të nisni terapinë ka disa elementë kryesorë që duhen parë me kujdes- të gjesh një terapist të cilit mund t’i besosh 100%, të gjesh programin e trajtimit që bën për ty si dhe sigurisht një moment të ditës që i përshtatet agjendës tënde
Le të ndalojmë pak tek koha që zgjidhni për të bërë terapi.
Me siguri ju nuk e dini, por ajo ndikon shumë më tepër nga ç’mendoni. A është ide e keqe të takosh psikologen në pushimin e drekës në punë? A duhet të bësh terapi në fillim të javës?! Me pak fjalë, a ka një orar ideal për të rezervuar një orar terapie?
Sipas ekspertëve, koha më e mirë e ditës për terapi varet nga disa faktorë që i përkasin secilit prej individëve. Secili prej nesh ka një agjendë personale dhe një stil jete të veçantë, për të mos folur pastaj në lidhje me mënyrat sesi zgjedh të përballojë takimin e radhës me terapistin.
Thënë ndryshe nuk ka një përgjigje gjithëpërfshirëse, por mund thjesht të zgjidhni çfarë bën më shumë për ju. Duke patur parasysh këtë, në vijim janë listuar disa faktorë që duhen konsideruar për të vendosur orën tuaj më të mirë për terapinë e radhës.
Mendo se për çfarë do të flasësh
Është pak e vështirë të përcaktosh me saktësi se çfarë temash do të diskutohen në një orë terapie, por pak a shumë ju e keni idenë e gjërave që ju shqetësojnë më shumë. Nëse trauma jote është intensive dhe t’i ndihesh pa energji pas çdo takimi e mira është të mos e bësh në mes të një dite pune. Gjatë pjesës së mbetur të ditës mund të të kërkohen detyra dhe takimi me psikologen do të ndikojë në performancën tënde.
Konsidero sa kohë të duhet të procesosh informacionin
Nëse bën takimin gjatë orarit të punës dhe pastaj ke një takim pune pas një ore, mund ta gjesh veten pak emocionalisht të ngarkuar. Ndjen se të duhet më shumë kohë për ta procesuar bisedën me të, prandaj e mira është të gjeni një orar të ditës jo të ngarkuar, për t’i dhënë vetes më shumë kohë. Konsiderojeni si një shëtitje në park, ose një dremitje të gjatë që doni ta shijoni.
Mendoni për kohën kur jeni më shumë produktivë
Pas një dite të gjatë në punë, gjëja e fundit që doni është të keni një tjetër orë të gjatë bisede të rëndësishme. Edhe pse është një lloj aktiviteti që e bëni vullnetarisht, mund të shndërrohet në ngarkesë për shumë njerëz. Prandaj, fundi i ditës pas një dite të gjatë pune, s’është momenti më i mirë.
Mendo që je duke paguar për këtë takim, prandaj e mira është që e gjithë vëmendja dhe fokusi juaj kur jeni aty, të përqendrohet po aty. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian