Ka filluar asfaltimi i rrugës unazore në Komunën e Junikut

Komuna e Junikut ka bërë të ditur që ka filluar asfaltimi i rrugës unazore në këtë komunë.
Në njoftimin e bërë nga kjo komunë thuhet se projekti në fjalë ka një rëndësi të veçantë për infrastrukturën dhe qarkullimin rrugor në Komunën e Junikut.
Sipas kryetarit të Junikut, Ruzhdi Shehu, ky projekt infrastrukturor përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës rrugore dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e Junikut.
“Asfaltimi i rrugës unazore do të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e lëvizjes dhe zhvillimin ekonomik lokal. Kjo është vetëm njëra nga shumë iniciativat tona për të investuar në projekte që i shërbejnë qytetarëve." është shprehur Shehu.
Tutje në këtë njoftim bë e ditur që Komuna e Junikut mbetet e përkushtuar për realizimin e projekteve që përmirësojnë infrastrukturën dhe shërbimet për banorët e saj.



















































