“Ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit” – rasti i foshnjës së vdekur në Pejë, lirimi nga detyra i kryeinspektorit dhe reagimi i PRAK-ut
Gjatë javës u raportua për një ngjarje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.
Megjithëse rasti fillimisht nuk ishte bërë i ditur, pasi disa ditëve u bë publik dhe pasi u raportua në media Spitali i Pejës ka njoftuar për suspendimin e shtatë punonjësve të tyre.
“Spitali të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhej në njoftim.
Telegrafi nga burimet mësoi se në mesin e shtatë të suspenduarve ishin katër mami, pastruesi dhe dy lajtore.
Në njoftimin e spitalit është bërë e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e datës 13.12.2022.
“Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatzënë e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, për rastin e rëndë kanë reaguar edhe nga Ministria e Shëndetësisë, të cilën kanë pranuar se në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit.
MSH theksoi se pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave dhe detajeve të rastit të rëndë të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është liruar nga detyra u. d. kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.
Sipas një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit, ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë.
“Konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoratit Shëndetësor. Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ri-përsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garantohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale”, thuhet në njoftim.
Deklaratat e Prokurorisë dhe Policisë për rastin
Rasti që tronditi opinionin është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe Policia e Kosovës.
Lidhur me këtë ngjarje, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj kishte njoftuar për Telegrafin se kanë nisur hetimet.
Në anën tjetër zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi bëri të ditur se prokurorja e rastit ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës.
“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori i nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Shëndetësorë dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësorë lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit sot ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit”, ka thënë Nikçi.
Ndërkaq nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës kanë thënë se rasti është duke u hetuar.
“Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjëherë ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorët e shëndetësisë. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Driton Rugova.
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Teksa e ka quajtur lajm tronditës, PRAK ka thënë se ai edhe njëherë shpërfaqë papërgjegjësinë e një pjese të stafit shëndetësor dhe sistemin e brishtë shëndetësor që ka Kosova.
“Rasti i fëmijës me autizëm në Gjilan, rasti i vrasjes së gruas dhe fëmijës të saj të palindur në QKUK, rasti i foshnjës në Spitalin e Pejës, janë pasoja të një politike të papërgjegjshme të ndjekur tash e 20 vite e cila po bëhet edhe më e pa përgjegjshme këto ditë, e nëse nuk ka një reformë rrënjësore këto raste do të përsëriten”, thuhet në reagimin e tyre.
PRAK ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë në rast dhe personave të cilët kanë tentuar ta fshehin atë.
Gjithashtu, ka kërkuar nga menaxhmenti i Spitalit të Pejës dhe i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës që “të marrin përgjegjësi për këtë rast skandaloz që ka ndodhur”.
“Përgjegjshmëria dhe llogaridhënia ndaj publikut shkon përtej obligimeve ligjore”, thuhet në komunikatën për media.
Ndërkaq, partitë opozitare në vend kanë kërkuar shkarkimin e të gjithë personave përgjegjës.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se ky rast tregon paaftësinë e Qeverisë menaxhuar me sektorin e shëndetësisë, derisa e bën përgjegjës kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur të “vetë-emëruar ministër të Shëndetësisë”.
Për rastin e rëndë të ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Pejës, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka hedhur përgjegjësinë te kryeministri Albin Kurti.
Dreshaj, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, ka thënë se menaxhimi i dobët në shëndetësi po prodhon skena të ngjashme me filma horror.
“Paramendojeni një shtet, respektivisht një qeveri e cila nuk mund ta emërojë një ministër tash e 78 ditë. Sektori më vital i cili kujdeset për njerëzit që kanë më së shumti nevojë, ka mbetur në duart e askujt”, ka shkruar deputeti në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama