LAJMI I FUNDIT:

Juventusi rrezikon të shesë lojtarë për të mbuluar shpenzimet e shkarkimit të Mottas

Juventusi rrezikon të shesë lojtarë për të mbuluar shpenzimet e shkarkimit të Mottas

Gazzetta dello Sport ka raportuar se shkarkimi i Thiago Mottas dhe stafit të tij do t’i kushtojë Juventusit përafërsisht 15 milionë euro. 

Në këtë mënyrë, ‘Bianconerët’ do të duhet të paguajën 30 milionë euro deri në fund të qershorit, për të mbetur në linjë me qëllimet e tyre financiare. 

Juventusi e ka shkarkuar Thiago Mottan dhe e ka zëvendësuar atë me Igor Tudor për nëntë ndeshjet e fundit të sezonit. 


Motta ishte nën kontratë deri në vitin 2027, kështu që Juventusi do të vazhdojë të paguajë pagën e tij, përveç nëse trajneri gjen një klub të ri brenda dy viteve të ardhshme. 

Si do të ndryshojë formacioni i Juventusit me Tudorin në krye?
Lexo po ashtu Si do të ndryshojë formacioni i Juventusit me Tudorin në krye?

Sipas një raportimi të fundit nga GdS, shkarkimi i Mottas dhe stafit të tij do t’i kushtojë Juventusit 14-15 mlionë euro, duke prekur pjesërisht planet e tyre për sezonin 2026/2027. 

Raportimi pretendon se qëllimi i Juventusit është që ta mbyllin vitin financiar 2024/2025 me humbje nën 32 milionë euro. 

‘Bianconerët’ tashmë kanë njoftuar një profit prej 17 milionë eurosh për gjashtë muajt e parë të vitit financiar, por pa futboll në Ligën e Kampionëve në pjesën e dytë të sezonit dhe ende pa një sponsor kryesor, klubi do t’i duhen edhe 30 milionë euro të tjera për të mbetur në linjë me objektivat e tyre financiar. 

Një nga mënyrat më të natyrshme për ta arritur këtë shumë është që të shitet ndonjë lojtar, përveç nëse kompania Exor vendos të bëjë një injeksion financiar, që është diçka pak e mundur në këtë fazë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

La Liga
David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

Ligat tjera
Ylli i ri i ri i Spanjës i përgjigjet

Ylli i ri i ri i Spanjës i përgjigjet "akuzave" të çuditshme nga fansat shkaku i syve të tij: Nuk marr drogë, kështu kam lindur

Premier League
Liverpooli mund t'ia bëjë një favor Real Madridit për Alexander-Arnold

Liverpooli mund t'ia bëjë një favor Real Madridit për Alexander-Arnold

La Liga
Edhe Messi tallet me Raphinhan pas turpërimit që Argjentinas ia bëri Brazilit

Edhe Messi tallet me Raphinhan pas turpërimit që Argjentinas ia bëri Brazilit

Përfaqësueset
Sa para fitojnë gjyqtarët e futbollit në Superligën e Kosovës, ata të rajonit dhe sa në ligat kryesore evropiane

Sa para fitojnë gjyqtarët e futbollit në Superligën e Kosovës, ata të rajonit dhe sa në ligat kryesore evropiane

Superliga
Kalo në kategori