Klubi italian, Juventusi thuhet se po përdor Marley Ake për të rifilluar bisedimet me mesfushorin e Lyon, Houssem Aouar.

Bianconerët nënshkruan Ake nga Olympique Marseille në këmbim të Franco Tongya.


Sipas ekspertit të transferimit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Ake ndanë agjentin e njëjtë me Aouar dhe Juventusi e përdori atë mundësi për të diskutuar situatën e talentit të Lyonit.

Aouar tashmë ishte lidhur shumë me Juventusin dhe Arsenalin verën e kaluar dhe duhet të ishte përsëri në treg në fund të këtij sezoni.

Mesfushori 22-vjeçar krijues ka bërë 16 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon, me tre gola dhe tre asistime deri më tani.

Emri i tij është lidhur edhe me një transferim te Real Madridi dhe Barcelona. /Telegrafi/

telegrafi sport app