Juventusi pas treshes së re spanjolle, dërgon vëzhgues t’i përcjellë nga afër (Foto)

Juventus është vënë pas tre lojtarëve të Spanjës U-21, ndërsa janë përcjellë nga afër në ndeshjen kundër Italisë.
Sipas asaj që shkruan Tuttosport, lojtari primar është mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin.
Ish lojtari i dalë nga akademia e Barcelonës, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023, por Juve është e interesuar që ta përforcojë pozitën e mbrojtësit të djathtë për një kohë të gjatë.

Zonjës së Vjetër po ashtu i pëlqen i riu i Real Madridit, Marco Asensio, i cili nuk po i gjen hapësirat e nevojshme te mbretërit.
Sipas asaj që shkruan gazeta italiane shumë klube të Evropës janë vënë pas lojtarit, ndër to edhe Juve.

I fundit, por jo nga rëndësia është sulmuesi i Athletic Bilbaos, Inaki Williams.

Ai ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro. Për të ka interesim edhe nga Barcelona. /Telegrafi/














































