Juventusoi thuhet se do të tentojë në këtë verë të transferojë James Rodriguezin nga Real Madridi.

Anësori kolumbiania kohë që po lidhet me një largim nga Los Blancos, derisa fundi i këtij edicioni do të përcaktojë të ardhmen e tij.


Lojtari nuk është që disa kohë në dispozicion të Zinedine Zidanes, shkaku i lëndimit të pësuar, por edhe që nuk përshtatej në strategjitë e skuadrës.

bale james

Strategu francez dëshiron të shesë atë në verë, derisa Juventusi shihet si destinacioni i tij i radhës.

Cristiano Ronaldo dëshiron të luajë sërish me kolumbianin dhe preferon ta ketë atë bashkëlojtar dhe të tentojnë të fitojnë së bashku Ligën e Kampionëve.

Real Madridi do t'i kërkojnë 40 milionë euro nga shitja e tij dhe torinezët fillimisht mund të marrin si huazim me detyrim për ta blerë. /Telegrafi/

telegrafi sport app