Juventusi nuk heq dorë nga Zaniolo

21:"d by AtomJPEG 1.5.0n 52:"Luciano Rossi/AS Roma/LaPresse Luciano Rossi AS Roma
Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet një objektiv madhor i gjigantit italian Juventus.
Mesfushori ofensivë i Romës është duke kaluar nëpër një formë jashtëzakonisht të mirë edhe këtë edicion.
Juventusi është duke ndjekur ecurinë e lojtarit pasi ai mbetet dëshirë e madhe e kampionëve të Italisë.
Tuttosport ka raportuar se Zonja e Vjetër e do me doemos transferimin e Zaniolos, nëse jo në janar atëherë në verë.
Kampioni në fuqi i Italisë është gati të shpenzojë rreth 60 milionë euro për transferimin e Zaniolos në ‘Allianz Stadium’.
Gjithsesi Roma e vlerëson shumë yllin e saj dhe vështirë të heqë dorë lehtë nga ai.
Për Zaniolon interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Manchester United, Tottenham Hotspur, PSG e Bayern Munich. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































