LAJMI I FUNDIT:

Juventusi merr një fitore komode në derbin lokal ndaj Torinos

Juventusi merr një fitore komode në derbin lokal ndaj Torinos

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 derbin lokal ndaj Torinos në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit italian.

Golin e fitores ‘Zonja e Vjetër’ e gjeti që në minutën e 18-të përmes Timothy Weah i cili realizoi një gol të bukur për 1-0.

Në minutën e 72-të po i njëjti lojtar e gjeti sërish golin, por gjyqtari e anuloi atë pasi kishte pasur prekje të topit me dorë.


Torino në anën tjetër nuk arriti që të krijojë pothuajse asnjë mundësi të mirë shënimi në këtë ndeshje, duke u fokusuar më shumë tek ana defanzive.

Për t’i shuar përfundimisht shpresat e Torinos për rezultat pozitiv u përkujdes turku Kenan Yildiz, i cili në minutën e 84-të realizoi për 2-0.

Kështu pas dy barazimeve radhazi në Serie A, Juventusi më në fund gjen rrugën për tek fitoret.

Pas javës së 12-të, ata janë ngjitur momentalisht në vendin e dytë me 24 pikë të grumbulluara, një më pak se lideri Napoli që ka 25 sosh e që nesër (e diel) do të luajnë ndaj Interit.

Me të përfunduar pushimi me kombëtare, Juventusi do të luajë në udhëtim ndaj Milanit në ‘San Siro’./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori