Juventusi kërkon fitoren e tretë radhazi, luan në udhëtim te Venezia - formacionet zyrtare

Juventusi ka mbetur mbrapa për titullin e kampionit, por ata janë ende në garë për një vend që i dërgon në Evropë.
Zonja e Vjetër ka marrë dy fitore radhazi dhe e kërkon të tretën në udhëtim te Venezia në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.
Vendasit janë duke kaluar nëpër një krizë, pasi janë mposhtur në tri ndeshjet e fundit.
Venezia ka qenë skuadër e papërshtatshme këtë edicion dhe synon që t'i shkaktojë probleme edhe Juventusit.
Nga ana tjetër mysafirët synojnë vetëm tri pikët nga kjo sfidë.
Formacionet zyrtare:
Venezia: Romero, Ebuehi, Modolo, Caldara Haps, Ampadu, Crnigoj, Busio, Aramu, Henry, Johnsen.
Juventus: Szczesny, De Sciglio, De Ligt, Pellegrini, Bonucci, Cuadrado, Bernardeschi, Rabiot, Locatelli, Morata, Dybala.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/12/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































