Juventusi është i gatshëm që të largojë katër lojtarë në mënyrë që të arrijë shumën prej 94 milionë euro për Gonzalo Higuainin.

E përditshmja italiane Corriere dello Sport raporton se kampioni italian është i gatshëm të shesë Simone Zazan, Daniele Ruganin, Roberto Pereyran dhe Mauricio Islan.


Interesim për shërbimet e sulmuesit argjentinas ka shprehur edhe skuadra e Arsenalit, transmeton Koha.net.

Çmimi i Higuain është rreth 60 milionë euro.

telegrafi sport app