LAJMI I FUNDIT:

Juventus udhëton me të gjitha forcat në “San Siro”, Allegri fton edhe blerjet e reja

Juventus udhëton me të gjitha forcat në “San Siro”, Allegri fton edhe blerjet e reja

Massimilano Allegri ka ftuar të gjithë ekipin e Juventusit për duelin ndaj Interit në “San Siro”, duke përfshirë edhe blerjet e reja si Carlos Alcaraz dhe Tiago Djalo, teksa mungesat e vetme janë Arek Milik dhe Moise Kean.

Ashtu siç e konfirmoi në konferencën për shtyp, Allegri do të ketë në dispozicion përsëri dyshen Federico Chiesa dhe Adrien Rabiot pas problemeve që kishin me lëndime, por mbetet të shihet nëse do ta nisin nga minuta e parë.

Milik u suspendua pas kartonit të kuq në barazimin 1-1 ndaj Empolit, ndërsa Kean është jashtë fushavë për shkak të një lëndimi i cili bëri që ai të dështojë në testet mjekësore me Atletico Madridin.


Mbyllet ndeshja, Inter 1-0 Juventus: Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes
Lexo po ashtu Mbyllet ndeshja, Inter 1-0 Juventus: Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

Tani ka ndryshime me përfshirjen e Alcaraz, i cili ka mbërritur në huazim me opsion blerje nga Southamptoni dhe ish-mbrojtësi i Lille, Tiago Djalo.

Ky i fundit ishte gjithashtu në bisedime konkrete me Interin dhe ishte shumë afër që t’i bashkohej “Nerazzurrëve” si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Lojtarët e ftuar të Juventusit për këtë ndeshje:

1 Szczesny, 23 Pinsoglio, 36 Perin; 3 Bremer, 4 Gatti, 6 Danilo, 12 Alex Sandro, 24 Rugani, 33 Djaló; 5 Locatelli, 11 Kostic, 16 McKennie, 17 Iling-Junior, 20 Miretti, 22 Weah, 25 Rabiot, 26 Alcaraz, 27 Cambiaso, 41 Nicolussi Caviglia, 47 Nonge Boende; 7 Chiesa, 9 Vlahovic, 15 Yildiz.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori