Juve shpreson në pozitën e parë me triumf ndaj Malmos - formacionet startuese
Juventusi është nikoqir i Malmos në Allianz Stadium, në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Bianconerët ndodhet në pozitën e dytë në Grupin H dhe tashmë e kanë siguruar kualifikimin në të tetën e finales, mirëpo shpresojnë të okupojnë pozitën e liderit para Chelseat.
Ekipi suedez është eliminuar edhe matematikisht nga garat evropiane, pasi në Ligën e Evropës nga ky grup do të shkojë Zenit St Petersburgu.
Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Jon Dahl Tomasson do t'i vënë në funksion taktikat e tyre në këtë takim.
Formacioni startues i Juventusit: Perin; De Winter, Bonucci, Rugani; Bernardeschi, Rabiot, Arthur, Bentancur, Alex Sandro; Dybala, Kean.
Formacioni startues i Malmos: Diawara; Olsson, Ahmedhodzic, Nielsen, Moisander; Berget, Christiansen, Innocent, Rakip; Birmancevic, Čolak.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























