Juve rivalizon Tottenhamin për Sessegnon

256:"BOURNEMOUTH, ENGLAND - APRIL 20: Ryan Sessegnon of Fulham FC applauds the fans during the Premier League match between AFC Bournemouth and Fulham FC at Vitality Stadium on April 20, 2019 in Bournemouth, United Kingdom. (Photo by Alex Davidson/Getty Images) 12:"Getty Images
Raportohet se Juventusi i është futur garës për të nënshkruar me Ryan Sessegnon e Fulhamit.
Sipas Express.co.uk, Zonja e Vjetër është gati t'i bëjë konkurrencë serioze Tottenham Hotspurit, të cilët konsiderohen favorit për të nënshkruar me 18-vjeçarin.
Gazeta angleze thotë se Fulhami dëshiron rreth 46 milionë euro për anësorin, i cili sezonin e kaluar në Championship shënoi 16 gola.
Por, edhe pse forma e lojtarit këtë sezon nuk ka qenë mjaft e mirë, ai ka shënuar vetëm dy gola dhe ka asistuar gjashtë herë, përkundër kësaj shume klube e dëshirojnë ende.
Lojtari aktualisht është pjesë e Përfaqësueses së Anglisë U21. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































