Justin Bieber shijon Skocinë dhe golfin në Gleneagles pas lajmeve rreth ish-e dashurës Selena Gomez

Justin Bieber po shijon një qëndrim luksoz në resortin Gleneagles në Skoci, ku nuk ka humbur kohë dhe ka provuar fushën e famshme të golfit të vendit.
Ylli kanadez u pa duke mbërritur në aeroportin e Dundee të enjten pasdite, i shoqëruar nga një grup miqsh, dhe ndonëse nuk ishte regjistruar për Kampionatin Alfred Dunhill Links, ai nuk hezitoi të ndajë momente nga qëndrimi i tij në resortin prestigjioz.
Bieber publikoi fotografi nga hotel i brendshëm elegant dhe nga raundet e golfit në shi, duke treguar stilin e tij të zakonshëm me xhaketa shiu dhe syze dielli, ndërsa pozonte me miqtë e tij dhe duke buzëqeshur para kamerave, shkruan DailyMail.

Fansat u ndanë mes kënaqësisë dhe habisë për mjekrën e tij të dendur, që shkaktoi komente të ndryshme në rrjetet sociale.
Ky qëndrim vjen pas vëmendjes së shtuar për ish-të dashurën e tij Selena Gomez, e cila u martua muajin e kaluar me producentin Benny Blanco në Santa Barbara, duke u shoqëruar nga miq të famshëm si Taylor Swift, Paris Hilton dhe Steve Martin.

Justin u shfaq së fundmi i qetë në Los Angeles, por fansat nuk ndaluan së talluri në rrjetet sociale për ngjarjet e ish-romancës së tij.
Megjithatë, këngëtari duket i fokusuar te vetja dhe aktivitetet sportive, duke shfrytëzuar pushimin në Skoci për të kombinuar relaksin me pasionin për golfin, duke treguar se për momentin po i jep përparësi jetës së tij personale dhe argëtimit me miqtë. /Telegrafi/




























































