Këngëtari i njohur, Justin Bieber, ka filluar procedurat gjyqësore kundër dy vajzave të cilët e akuzuan për përdhunimin.

Ai ka fituar raundin e parë të gjykimit, ndërsa një gjë e tillë bëhet e ditur nga Gjykata Supreme e Los Angeles, shkruan Daily Mail.


Deri më tani janë të kërkuara dy profile në rrjetin social Twitter, njëra me emrin Danielle dhe tjera Kadi.

30066314 8461527 Justin Bieber is taking legal action against two Twitter users w m 11 1593123954293

Thuhet se identiteti i tyre do të mund të zbulohet, por për një gjë të tillë duket pritur me muaj të tërë.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe avokati i këngëtarit, i cili ka pretenduar se të dy profilet mund të jenë të hapura nga i njëjti person.

30066446 8461527 image a 10 1593123847512

“Ne do të dëshirojmë që të zbulojmë se kush qëndron pas kësaj, por si duket është i njëjti person”, është shprehur ai.

Sidoqoftë, Justin ditë më parë u përball me akuza të dhunës seksuale, sipas të cilave ai i ka kryer gjatë vitit 2014 dhe 2015. /Telegrafi/