Tarifat e larta që kanë nisur të testohen në Rrugën e Kombit, 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët mund të anikimohen në gjykatë për shkak se cenohet parimi kushtetues se nuk mund të paguhen me shumë se dy lloje taksash për të njëjtin funksion. Aktualisht qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 120 milionë euro taksa nga qarkullimi. Ndërkohë fondet që akordoi buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve vend vitin e kaluar, duke përfshirë edhe rrugën e Kombit ishin rreth 22 milionë euro. Kjo shumë është sa 18 për qind taksës që u vol me 2016 nga qarkullimi dhe që ka destinacion mirëmbajtjen.
Juristi Ylli Manjani, pohon se qytetarët ose shoqatat e konsumatorëve parimisht mund të ngrenë padi në lidhje me taksimin e shumëfishte. Mirëpo sipas tij, kjo padi nuk mund të shqyrtohet pasi vendi aktualisht është pa Gjykatë Kushtetuese.
“Siç e dini përfundimi i mandatit të 4 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e ka lënë këtë gjykatë pa shumicë për të funksionuar. Ndaj pa zgjidhur këtë çështje nuk ka as gjykime. Por kjo nuk do të thotë që padia të mos ngrihet. Ajo mund të depozitohet dhe të presë plotësimin e vendeve në gjykate për tu shqyrtuar”, sqaroi Manjani, shkruan Monitor.
Manjani thotë se kjo çështje meriton një analizë dhe vlerësim të plotë nga pikëpamja e përputhshmërisë me Kushtetutën.
Sipas tij dhënia e rrugëve kombëtare në administrim privat është praktikë e njohur në botë. Por shteti e lejon këtë lloj administrimi vetëm në kushtet kur rruga që i jepet privatit për ta ndërtuar ose administruar është rrugë alternative e rrugës publike.
Pra parimi është që shteti ka detyrë të sigurojë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në rrugë publike. Për këtë qëllim njerëzit paguajnë taksa, shprehet me tej juristi i njohur.
Ai tha se, për qasjen në rrugë publike, shteti nuk mund të kërkoje para apo tarifa shtesë, sepse është paguar nëpërmjet taksës. Ndërsa, privati është gjithnjë shërbim alternativ. Natyrisht më i mirë, më i shpejtë dhe më i sigurt. Mbi këtë shërbim përdoruesi paguan çmimin ose përdor rrugën publike. Ky është shtrati parimor i ndërtimit dhe administrimit të rrugëve në çdo shtet, pavarësisht formës apo regjimit politik që e drejton, shtoi ai.
“Tani nëse e marrim dhe analizojmë ligjshmërinë apo kushtetutshmërinë e koncesionit të rrugës se kombit, krahasuar me këtë set parimesh që sapo përmenda, do shohim se ka çështje që meritojnë sqarim”, analizoi me tej eksperti, duke shtruar disa pyetje.
“Së pari, duhet të dimë sa para nga taksimi i përgjithshëm i kalojnë kësaj rruge dhe në çfarë forme? Së dyti, mbi sa para nga të ardhurat e mbledhura nga taksa e naftës i kalojnë rrugës? Së treti, si janë flukset e qarkullimit, dhe cilat janë pritshmëritë tani që aplikohet taksa? Së katërti, a ka dhe a funksionon rruga publike? Do me thënë Rruga e Kombit quhet alternative apo rrugë e zakonshme? Së pesti, si ndikon qarkullimi në këtë rrugë në treguesit ekonomikë të vendit? Informacionet që dalin nga përgjigja e këtyre pyetjeve do ma krijojë një panoramë më të qartë mbi ligjshmërinë e kontratës. Këto fakte do të kërkonte edhe gjykimi Kushtetues”, shtoi ai
Por në fund, te fundit konsumatori ka gjithnjë të drejtë të mbrohet.
“Objekti i gjykimit në thelb është pak delikat, por i drejtë. Saktësisht ndërtimi i një padie të tillë, kërkon doemos informacionet që vijnë nga përgjigja e pyetjeve të mësipërme. Sidoqoftë insistoj qe diskutimi themelor mbetet tek e drejta e qasjes publike në rrugët publike te cilat i paguan publiku nëpërmjet taksave. Rrugët alternative mund te jene dhe private. Rreth kësaj teme do te duhet te ndërtohej një padi”, përfundoi Manjani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje