LAJMI I FUNDIT:

Julia Fox shpjegon pse zgjodhi grimin e veçantë të syve: Të pasmet më ikën

Julia Fox shpjegon pse zgjodhi grimin e veçantë të syve: Të pasmet më ikën

Muza e “Uncut Gems” mbulon botimin e vjeshtës 2022 të revistës Highsnobiety në një stil tipik duke modeluar një pamje lëkure të mbështjellë të kompletuar me një maskë lëkure dhe taka të larta me thumba së bashku me grimin dramatik të syve, tashmë të firmosur si i saj.

32-vjeçarja zgjodhi flokët e kuqe dhe vetulla të ngjashme me laps për pozimin, ndërkohë që ajo njihet më së shumti për “Fox eye” – pamjen e ekzagjeruar me ngjyrë të zezë në sy që ajo debutoi në Javën e Modës në Paris me të dashurin Kanye West në janar.


Ndërsa kishte spekulime se reperi qëndronte pas pamjes së saj të guximshme të bukurisë, ajo në fakt ishte vepër e mjeshtrit të grimit Pat McGrath, dhe erdhi për shkak të formave në rënie të Fox.

“Shikoni, po humbja peshë nga të qenit kaq e zënë dhe të pasmet më ikën”, tha aktorja për median. “Dhe kështu, më duhej të fokusohesha në tiparin tim të dytë më të mirë – sytë e mi”.

Julia Fox i tregon të gjitha me veshjen 'e lagur’
Lexo po ashtu Julia Fox i tregon të gjitha me veshjen 'e lagur’

Fox, e cila bëri debutimin e saj në filmin artistik të 2019-ës “Gems” me një figurë më epshore, ka thënë se humbi gati shtatë kilogramë gjatë muajit me të cilin u takua me West, 45 vjeç.

“Unë tashmë kisha një jetë plot bllokime. Si mund ta përshtat këtë personalitet vërtet të madh në këtë jetë tashmë të plotë? Thjesht nuk ishte e qëndrueshme”, tha ajo për New York Times në mars, vetëm disa javë pas ndarjes së çiftit në shkurt. /Telegrafi/