Jul Deda i bën të atit dedikimin e veçantë për ditëlindje: Një baba si ti, që vdes akoma për mamin tim

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Zef Deda feston sot ditëlindjen.
Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, aktori i humorit Julian Deda.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Juli uron babanë e tij me rastin e ditëlindjes. Madje ai i tregon të atit se sa shumë e do se është shembulli i një babai të suksesshëm.
“Se Babushi ka ditëlindjen. E çuditshme, sa shpejt vijnë ditëlindjet e prindërve. Megjithatë, edhe pse kalendari vazhdon punën e tij, ky Bosi këtu ka zgjedhur krejt tjetër rruge. Ka vendosur të jetë aq sa ndjehet, aq sa transmeton, aq sa shohim ne familja dhe ajo që ne shohim tek ai është vetëm dëshirë për të përhapur mirësi, dashuri dhe energjinë më pozitive të mundshme. Kështu qofsh gjithmonë i shtrenjti jonë, ne të duam shumë si shembulli i një Babai të suksesshëm në të gjitha drejtimet. Të du fort.
Julian Deda është prej aktorëve më të dashur shqiptarë. /Panorama/
































































