LAJMI I FUNDIT:

Ju mjafton një karrige dhe pak vullnet të mirë: Këto tri ushtrime do të skalitin trupin tuaj

Ju mjafton një karrige dhe pak vullnet të mirë: Këto tri ushtrime do të skalitin trupin tuaj

A jeni edhe ju ndër ata persona, të cilët, për shkak të obligimeve, nuk mund të shkojnë në palestër?

Humbje e suksesshme në peshë dhe formësim i linjave më së shpeshti nënkupton ndryshim të rutinës së përditshme të ushtrimeve.


Megjithatë, kjo nuk është e thënë që patjetër të vendosni të shkoni në palestër, por që thjesht të ndani çdo ditë gjithsej nga 15 minuta në shtëpinë tuaj për ushtrime të thjeshta, të cilat në tërësi do të skalitin trupin tuaj.

E vetmja gjë që ju nevojitet janë një karrige dhe vullneti i mirë, transmeton Telegrafi.

Po ju sjellim tri ushtrime të cilat do të aktivizojnë të gjitha grupet e muskujve, posaçërisht muskujt e shpinës, muskujt e barkut, përndryshe problemi më i madh për shumicën e femrave.

Shikoni videon e mëposhtme dhe përsëritni çdo ushtrim në tre grupe…

/Telegrafi/