LAJMI I FUNDIT:

Ju garantojmë me 99% se nuk keni parë kurrë një fund si ky i Kendall Jenner!

Ju garantojmë me 99% se nuk keni parë kurrë një fund si ky i Kendall Jenner!

Pjesa e parë e ribashkimit të “Keeping Up with the Kardashians” u transmetua të enjten në mbrëmje, 17 qershor

Megjithëse ishin të entuziazmuar për të parë se çfarë do thoshte një nga familjet më të famshme, veshja e Kendall ndoshta mori më shumë vëmendje.


Supermodelja 25-vjeçare ishte veshur, në dukje, shumë thjesht: Një ‘crop-top’ i bardhë, bizhuteri e artë, grim minimalist dhe një fund. Ndalojmë pak te ky i fundit.

Fundi është i tëri në ngjyrë ari, me shumë shkëlqim dhe prerje që nuk numërohen para dhe pas. Disave ju duk si “i grisur gabimisht”, “i ngrënë”, “leckë” etj, por të tjerët e adhuruan dhe ju duk seksi.

Veshja ishte kontribut i stilistit të famshëm, Dani Michelle, të cili Kendall ia beson veshjen jo pak herë.