LAJMI I FUNDIT:

Joshua i ‘verbuar’ në rikthimin e titujve – por Hearn ndihet i shqetësuar nga stërvitja me shumë trajnerë

Joshua i ‘verbuar’ në rikthimin e titujve – por Hearn ndihet i shqetësuar nga stërvitja me shumë trajnerë

Eddie Hearn, menaxheri i Anthony Joshuas, u shpreh se është i shqetësuar nga fakti se britaniku ka ndërruar disa trajnerë gjatë javëve të fundit.

AJ ndodhet në Dubai ku po përgatitet për duelin që do të zhvillojë në prill ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk.

Ky i fundit fitoi në shtator sfidën e parë ndaj Joshuas, duke i rrëmbyer titujt kampionë bote në peshën e rëndë.


Keq e më keq për Anthony Joshuan
Lexo po ashtu Keq e më keq për Anthony Joshuan

Dy boksierët kanë rënë dakord për revanshin, që do të zhvillohet në Londër dhe Joshua ka kërkuar për trajner të ri dhe javët e fundit është stërvitur me disa të tillë.

“Ky është një rrezik i madh që Anthony po merr përsipër. Nëse ke nevojë për një ndryshim atëherë mund të marrësh një drejtim specifik. Kur përdor shumë alternativa, atëherë je në rrezik, pasi bëhesh konfuz”.

Amerikani i peshave të rënda dëshpërimisht dëshiron të përballet dhe ta nokautojë Joshuan para se të pensionohet
Lexo po ashtu Amerikani i peshave të rënda dëshpërimisht dëshiron të përballet dhe ta nokautojë Joshuan para se të pensionohet

“Nuk më pëlqen që Joshua po stërvitet nga kaq shumë trajnerë. Gjithsesi, e shoh të vendosur dhe të fokusuar te revanshi dhe besoj se kjo do ta ndihmojë në këtë përballje të dytë me Usyk”, u shpreh Hearn.

Joshua shpreson që të rikthejë titujt në peshat e rënda dhe më pas të tentoi të përballet me Tyson Furyn për titullin e kampionit të unifikuar, në një luftë që do të ishte e gjithë-britanike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Ligue 1
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori