Anthony Joshua ka treguar se çfarë ndodhi me babanë e tij dhe promoterin Eddie Heran, pas humbjes në debutimin e tij në SHBA nga Andy Ruiz.

Boksieri britanik e humbi rekordin e pamposhtur në peshat e rënda duke pësuar nga meksikano-amerikani në New York në fundjavën që lamë pas.


Joshua ishte nokautuar dy herë brenda raundit të tretë dhe dy herë në raundit e shtatë, duke i humbur titujt e kampionit të botës me nokaut teknik.

AnthonyJoshuagjyqtar Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Por, kamerat e Sky Sports kanë kapur një moment kur babai i Joshuas, Richard ishte i acaruar me promoterin Eddie Heran në ring. Është ende e paqartë se çfarë ndodhi aty, por Joshua është dëgjuar duke i thënë: “Jo, jam unë... ai që jam duke luftuar”.

Derisa po fliste, babai i Joshuas bënte me shenjë kah Hearn, i cili qëndronte prapa sigurimit, ndërsa më pas ndërhyri AJ për ta qetësuar situatën. Pasi arriti ta qetësonte babanë e tij, britaniku ka pranuar se ai ishte ndikuar nga humbja shokuese e djalit.

joshuababi (Foto: Sky Sports)

"Babai im ishte i shqetësuar, që është një reagim i natyrshëm. Të gjithë janë pajtuar. Humbja nuk është diçka e mirë, por është diçka nga e cila mund të mësojmë".

"Babai më tha: 'Shtrëngohu dhe lufto me mençuri'; Kur gjërat shkojnë mirë asgjë e keqe nuk ndodh, pastaj kur ndodh diçka e keqe, e kupton'", ka sqaruar Joshua reagimin e babait. /Telegrafi/

telegrafi sport app