Anthony Joshua ka bërë një postim në profilin e tij privat në rrjetin social Facbook pas fitores ndaj Carlos Takam, ku mbrojti dy tituj në peshat e rënda të boksit.

Boksieri britanik ka arritur ta mposht mbrëmë (e shtunë) boksierin kamerunaso-francez, Takam, për t’i mbrojtur me sukses titujt e IBF dhe WBA.


Joshua fitoi ndeshjen në raundin e dhjetë në saje të një nokauti teknik, ku gjyqtari ndërpreu ndeshjen pas sulmeve të mëdha të britanikut.

Pas mbrojtjes së dy titujve dhe fitores ndaj Takamit, Joshua u shpreh i kënaqur, por njëkohësisht tha fjalë të mëdha për kundërshtarin e tij.

GettyImages 867596326 Joshua dhe Takam pas ndehsjes (Getty Images)

27-vjeçari anglez ka shprehur respekt për kundërshtarin e tij 36-vjeçar edhe në postimin e bërë në rrjetet sociale pas ndeshjeve.

“Respekt për Takamin. Pozitive për vitin 2018”, ka shkruar Joshua në profilin e tij privat në Facebook.

Ndryshe, pas ndeshjet Takam ka reaguar duke shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të gjyqtarit për ndërprerjen e ndeshjes, duke kërkuar edhe rimeç.

Në anën tjetër, Joshua ka edhe disa boksier tjerë në listë për tu ndeshur në vitin 2018 si Deontay Wilder, Joseph Parker dhe Tason Fury. /Telegrafi/

telegrafi sport app