LAJMI I FUNDIT:

Josh Donaldson: Khabib është një nga luftëtarët më të mërzitshëm në botë

Josh Donaldson: Khabib është një nga luftëtarët më të mërzitshëm në botë

Ylli i ligës së bejsbollit, Josh Donaldson beson se Khabib Nurmagomedov është “një nga luftëtarët më të mërzitshëm në botë”.

Tifozi i madh i UFC-së, 34-vjeçari Donaldson, nisi një sulm të ashpër ndaj Nurmagomedov ndërsa ai goditi stilin e tij të luftimit në oktogon.

Lojtari i Minnesota Twins, i cili është mik me luftëtarin e peshave të lehta të UFC-së, Stephen ‘Wonderboy’ Thompson, vlerëson dominimin e Nurmagomedov, megjithatë beson se ai është i mërzitshëm për sytë e publikut.


Jo vetëm titulli në UFC 254 - Khabib u pasurua edhe me shumë milionë euro, fitoi dyfish më shumë se Gaethje
Lexo po ashtu Jo vetëm titulli në UFC 254 - Khabib u pasurua edhe me shumë milionë euro, fitoi dyfish më shumë se Gaethje

“Nëse Jon Jones do të dëshironte të ishte një luftëtar i mërzitshëm, ai do të shkonte të luftonte me djemtë dhe t’i mposht me mundje ata nëse do dëshironte”, ka thënë fillimisht Donaldson për Ariel Helëani.

“Unë mendoj se Khabib është një nga luftëtarët më të mërzitshëm në botë. Jam regjistruar duke thënë se tani ai është një nga luftëtarët më të mërzitshëm”.

“Kjo është arsyeja pse – ai është dominues në terren. Jam dakord me ju. Ai është luftëtari më dominues në tokë në botë. Por, Khabib, megjithëse po prekte Gaethje, ai kurrë nuk e lëndoi atë në këmbë”, përfundoi lojtari i bejsbollit.

Nurmagomedov, 32 vjeç, vendosi të pensionohet pas meçit të fituar ndaj Gaethje, me një rekord prej 29-0, ndërsa ka mposhtur së fundmi kundërshtar si Conor McGregor dhe Dustin Poirier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori