Vëllaznimi dhe Prishtina kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola 0-0 në derbin e javës.

Dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar u përballen në një ndeshje mjaftë të fortë por që nuk prodhoi gola.


Atmosfera në tribuna ishte e shkëlqyeshme pasi ishin mbledhur mijëra tifozë për ta parë këtë derbi.

E barazimi nuk e ka dëshpëruar trajnerin e Prishtinës Miren Josën, i cili tha se nuk është keq ta marrësh një pikë.

“Kundërshtari ishte i organizuar mjaftë mirë. Ne duhej të bënim më mirë në fazën ofensive”.

22406407 10156534755298538 8496031873443615001 n

“Nuk është rezultat i keq edhe barazimi, pasi në disa raste kemi mundur të pësojmë nga Vëllaznimi”, u shpreh Josa pas ndeshjes.

Sipas trajnerit shqiptar, djelmoshat e tij duhej të bënin më shumë në repartin e sulmit.

“Sot më interesoi që skuadra të mos pësonte gol, por duhej të bënim më shumë në fazën ofensive”, përfundoi Josa.

Edhe pas këtij barzimi Prishtina vazhdon të mbetet në pozitën e parë në tabelë me 36 pikë të tubuara, dy më shumë se Llapi që nesër luan me Dritën. /Telegrafi/

telegrafi sport app