LAJMI I FUNDIT:

Josa: Jam i kënaqur me rezultatin, kualifikimin e kërkojmë në ndeshjen e kthimit

Josa: Jam i kënaqur me rezultatin, kualifikimin e kërkojmë në ndeshjen e kthimit

Prishtina ka marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.

Fituesit e Kupës së Kosovës ishin mysafirë tek skuadra Europa FC ku barazuan 1-1.

Pasi ishin duke pësuar humbje minimale 1-0 pas pjesës së parë, Prishtina barazoi rezultatin falë një goli fantastik nga Meriton Korenica.


Njëri nga mesfushorët më të mirë në Kosovë, shënoi një gol spektakolar nga Gjuajtja e lirë.

E pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Mirel Josa, i cili ka mbetur i kënaqur me rezultatin.

“Ne duhet parasysh përgatitjet që kemi bërë për ndeshjen, pavarësisht kundërshtarit që kishim”.

“Ne duhet ngremë, se s’bënë nivelin tonë dhe besoj se sot ishte 90-minutëshi i parë i lojtarëve, bile po të kisha pasur mundësi do t’i bëja edhe dy-tre ndërrime tjera bie fjala”.

“Me rezultatin në përgjithësi jam i kënaqur, por me lojën duhej të kishim qenë më kualitativ, si në mbledhjen e topit dhe qarkullimin e topit. Ne humbëm shumë topa dhe i dhamë kundërshtarit mundësi që me topa tanë të na sulmonte”.

“Është një gjë, mirë kjo ekip na shënoi gol, por çfarë mund të na bëjnë ekipet tjera që do të vijnë më mbrapa. Kështu që ne duhet shohim njëherë të përfundojmë këtë ndeshje duke ngritur gjendjen fizike tonën për ndeshjen e kthimit dhe gjithashtu duke i bë hyzmet kualifikimit dhe pastaj të shohim për lojërat tjera”, u shpreh Josa.

Ndeshja kthyese mes Prishtinës dhe FC Europa do të luhet më 4 korrik në Mitrovicë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Boks
Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Premier League
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Boks
Kalo në kategori