Aston Villa - Arsenal ka qenë një nga ndeshjet më të mira këtë edicion në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Në fund ishin londinezët që morën fitore me rezultat 2-4 edhe pse vendasit dy herë ishin në epërsi.


Mesfushori i ri i Arsenalit, italiani Jorginho ka folur për këtë fitore spektakolare të Arsenalit në Villa Park.

Jorginho

“Ndeshja ndaj Aston Villas tregon qartësisht se çfarë ndjesie dhuron kampionati anglez. Prandaj është edhe liga më e bukur në botë, është shumë e bukur".

"Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne pas ndeshjes me Cityn, por edhe pas startit të ndeshjes me Aston Villan", tha Jorginho.

230218067

Tutje reprezentuesi italian tha se fjalimi i trajnerit Mikel Arteta nëpushim mes pjesëve i ndihmoi futbollistët për të dalë në lojën e tyre.

"Nuk po dilnim në lojën tonë, por në pushimin mes pjesëve folëm së bashku me trajnerin Arteta. Ishte një bashkëbisedim shumë i sinqertë dhe u rikthyem në fushë me bindjen se mund ta përmbysnim ndeshjen. Dolëm në lojën tonë dhe ia arritëm të fitonim", tha Jorginho. /Telegrafi/

telegrafi sport app