Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, këto ditë ndodhet për pushime në kontinentin afrikan.

Ajo ka shkuar në Zanzibar të Tanzanisë së bashku me një grup miqsh, ku kanë shijuar kohë të mirë së bashku.


Jonida u kujdes që të ndajë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale, disa fotografi nga çastet e bukura që po kalon atje.

jonidamaliqi 283129838 5116105671772062 8179192248672454343 n

Ndër të tjerash, ajo publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi me bikini, ku vinte në pah linjat e saj atraktive të trupit.

Këngëtarja e hitit “Njëri nga ata” është e njohur gjithashtu për tatuazhet e shumta, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë me ndjekësit e saj në imazhet që ndan me ndjekësit.

jonidamaliqi 281619203 3534358380130791 5067002008518194307 n

Jonida përndryshe është shumë e pëlqyer për stilin e saj dhe paraqitjet unike, si një adhuruese e modës.

Ajo ka kohë që nuk ka sjell diçka të re për fansat e saj, mirëpo ka bërë të ditur se mund të pritet që shumë shpejt të vijë me diçka të re. /Telegrafi/

jonidamaliqi 281802414 500738208417985 8532415157999693194 n

jonidamaliqi 281656619 171550585306919 4343134375593770915 n

jonidamaliqi 281799160 2013095028881865 3576426958141697554 n

jonidamaliqi 281362545 3200069033579014 3451262591183030639 n

jonidamaliqi 281375272 552763059841439 5859669128147866288 n