LAJMI I FUNDIT:

Joni Peçi: Ne shqiptarët kemi një formë kanibaleske të të shprehurit të dashurisë

Joni Peçi: Ne shqiptarët kemi një formë kanibaleske të të shprehurit të dashurisë

Stilisti i njohur shqiptar, Joni Peçi, rikthehet nga Italia në Shqipëri me një pamje më ndryshe, me flokët jo më të gjata si dikur e me një kapuç në kokë. Pas një heshtjeje të gjatë, Peçi ka pranuar të flasë për shtypin. Pas zhvillimit të “Fashion Week” në Tiranë, stilisti Peçi u largua drejt Milanos, duke marrë me vete një mori akuzash për mospagesë, nga modelët apo punonjësit e vet. Lajm më i fundi i dëgjuar për të, ishte se ai pati përfunduar në burg. Cilat janë përgjigjet e tij? Cila është e vërteta e Joni Peçit? Lexoni intervistën e mëposhtme dhënë për Bluetooth.

Pas organizimit të “Fashion Week”, ju u larguat nga Tirana. Cila është arsyeja?
Joni Peçi: Sot në Shqipëri, shumica e njerëzve janë të lirë dhe jemi në demokraci, ku nuk merret më leje nga kryetari i këshillit për të lëvizur nga një qytet në tjetrin. Falënderojmë Zotin, që rrugët janë hapur dhe njerëzit lëvizin ku të duan. Duke e ditur fare mirë se unë u riktheva në Shqipëri pas 10 vjetësh mungese, ku pata dhe formimin tim profesional në profesionin që ushtroj aktualisht, është normale që të lëvizësh. Duke theksuar se unë familjen dhe shtëpinë e kam në Milano, prandaj shkova atje. Çdo sukses mbërrihet vetëm me punë, e jo me fjalë. Dhe duke qenë se brenda një viti e gjysmë unë realizova tri projekte shumë të mëdha të miat, kisha nevojë për çlodhje. Edhe roboti do të kishte nevojë të vihej në prizë e të karikohej, dhe jo më njeriu që është prej mishi.

Disa prej modelëve tuaj kanë thënë se nuk janë paguar prej jush gjatë “Javës së Modës” në Tiranë?
Joni Peçi: Unë ende nuk e kam kuptuar se cilët janë modelët, sepse modelët që bëjnë pjesë në “Joni Fashion Group”, me kontratë janë të gjithë të konkluduar.


Por ndërkohë, të njëjtin mendim ndajnë edhe disa ish-punonjës tuaj, se nuk janë paguar prej jush…
Joni Peçi: Si këto dhe shumë thashetheme që janë hapur për të dëmtuar imazhin tim publik, unë nuk do doja t’i quaja shkrime e artikuj, se në këtë rast do të ofendoja gazetarët që ushtrojnë punën e tyre me seriozitet e profesionalizëm, por nga disa njerëz diletantë, që rastësisht për nevojë u është dashur të bëjnë edhe rolin e gazetarit.

Pas gjithë këtyre akuzave, cili është veprimi që do të ndërmerrni ndaj tyre?
Joni Peçi: Sigurisht mendoj që është një vendim i avokatëve të mi, të cilët do të veprojnë ndaj këtyre shkrimeve të padenja, që duke mos u bazuar në f a k t e konkrete, por në thashetheme kafenesh, për të mbushur faqet e gazetës, akuzojnë personazhe të ndryshme, personalisht edhe mua.

Mes gjithë këtyre akuzave apo le të themi thashethemeve, cili të ka vrarë më shumë?
Joni Peçi: Duke qenë personazh publik, i pranoj dhe është normale të bëhen thashetheme, por çdo gjë e ka një masë të caktuar. Por në momentin që kjo tejkalohet, do të thotë që kemi të bëjmë me dëmtim të personalitetit dhe dinjitetit të një njeriu, dhe në këtë rast unë nuk lejoj askënd të mundohet të hedhë baltë mbi dinjitetin tim e të familjes sime, dhe gjëja që më ka prekur më shumë, është zhurma e madhe që është bërë në media, se Joni Peçi është në burg, ndërkohë që unë jam duke u marrë me projektet e mia të ardhshme. Unë jam një njeri që i njoh kodet dhe ligjet që duhen respektuar dhe duke u bazuar tek kjo, s’kam ndër mend të shkel ndonjë ligj për t’u përfshirë në situata të këtij lloji. Pastaj, mund të më thoni përse më kanë futur në burg? U thanë për mua, që Joni Peçi vjen nga hiçi… vjen nga një familje e rëndomtë… që nuk gëzon popullaritet të mirë… Dua të di, cila familje shqiptare ka pasur më shumë se dy minderë dhe një bufe në shtëpi, për t’iu gëzuar një fame ndryshe. Vërtet unë nuk vij nga një familje që ka jetuar në Bllok, por mund të them me kokë ngritur, që vij nga një familje modeste ndoshta jo me shumë pasuri financiare, por me shumë pasuri intelektuale.
Sa vlerë kanë për ty njerëzit që japin gjykimet e tyre personale publikisht?
Joni Peçi: Për mua, varet nga personi që e jep këtë gjykim, atëherë situata merr vlerën e atij që e thotë. Në momente të tilla, gjërat shprehen nga individë që unë personalisht nuk i konsideroj as më shumë se të mesatares dhe nuk harxhoj kohë të merrem fare me ta. Sepse për mua, vetëm puna është ajo që e nderon çdo njeri dhe e bën të mbërrijë objektivat e veta.

Ju thoni se nuk ka asnjë të vërtetë në ato çfarë u kanë akuzuar. Atëherë, përse kaq thashetheme? Apo mendoni se janë pjesë e xhelozisë?
Joni Peçi: Unë mendoj se këto janë pjesë e dashurisë, sepse ne shqiptarët kemi një formë paksa kanibaleske të të shprehurit të dashurisë. Kam parasysh këtu disa shprehje si, “të hëngsha syrin”, “të hëngsha zemrën”, që do të thotë se nëse i bën reale ato që thotë, kjo do të thotë se personi nuk do të ekzistojë, por do të vdiste.

Në Shqipëri, pak javë më parë u organizua një tjetër javë mode. Ç’mendim keni për to?
Joni Peçi: E rëndësishme është të organizohen aktivitete të këtij lloji dhe të fillojnë të përparojnë shumë gjëra në botën e fashion. Me kohën, çdo gjë më pas konsolidohet dhe merr formën e saj, ku spektatori është i vetmi kritik që nuk gabon asnjëherë për të seleksionuar cila është më e mira, e cila jo.

Përse kjo vizitë tani në Shqipëri?

Joni Peçi: Jam kthyer për të vizituar vendin tim dhe pse jo, për të vazhduar projektet e mia më tej. /bluetoth/

Në trend

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori