Aktorja që është duke e luajtur rolin kryesor të Evelin Salt, ka pranuar se ajo dëshiron të punojë në një vazhdim të filmit, sepse ajo mendon që ka edhe shumë për t’u zbuluar nga karakteri i saj.

“Unë do të doja ta bëja një sekuel (vazhdim filmi). Kurrë nuk i dihet nëse do t’iu jipet rasti, nëse audienca do ta pëlqejë. Por ndoshta me këtë karakter, mendoj se ka edhe aq shumë për t’u zbërthyer në jetën e saj me të, me familjen e saj, pasi që mënyra se si është krijuar, e bën atë si askush tjetër”.


“Ajo mund të jetë në çdo vend, ajo mund të flasë çdo gjuhë dhe kështu kemi shumë mundësi. Si një aktore dhe si dikujt që i pëlqen udhëtimi, do të ishte mirë ta eksploronim botën me të”, u shpreh Jolie. /Telegrafi/