LAJMI I FUNDIT:

Jolanda Dhamo pendohet për operacionet plastike (Foto)

Jolanda Dhamo pendohet për operacionet plastike (Foto)

“Pro” apo “Kundër” operacioneve plastike është një temë që do të jetë gjithmonë e diskutuar dhe sigurisht pa një përgjigje përfundimtare.

Janë pikërisht personazhet publikë, sidomos artistët ata që janë bërë “objekt sulmi” për ndërhyrjet estetike, ku ka nga ato që i pranojnë hapur ndërkohë që ka edhe nga ato që i mohojnë kategorikisht.

Por jo gjithmonë rezultati del perfekt dhe ndodh që të pendohesh, pavarësisht se është shumë vonë.


Një rast i ngjashëm është ai i këngëtares së njohur shqiptare Jolanda Dhamo.

Ajo ishte e ftuar te Rudina Magjistari për të promovuar klipin e saj më të ri që mban titullin “Falmë”. Ndonëse këngëtarja gjithmonë e ka thënë haptazi që ka kryer operacion plastik në buzë, gjithashtu shprehet: “Ka qenë gabim, më mori edhe mua rryma.

Lajmet e fundit nga bukuroshet shqiptare (Foto/Video)
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga bukuroshet shqiptare (Foto/Video)

Para 6 vjetësh, unë mund të kem qenë e treta, e katërta, por e para që e kam thënë hapur. Kur vjen puna për ta deklaruar, del Jolanda e para, sepse askush nuk e pranon.

Gjithsesi, unë nuk e bëj për të fituar pikë, por e vërteta është e vërtetë. Të mos arrijnë deri këtu kurrë. Nga ai operacion unë nuk u bëra më e bukur, thjesht më kanë deformuar.” – ka thënë këngëtarja duke shtuar se se nuk do t’i këshillonte vajzat të bënin të njëjtën gjë. /inTV/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori