Artisti i njohur amerikan, John Mayer, u pa duke darkuar me aktoren shumë më të re në moshë,  Kiernan Shipka në Giorgio Baldi të Santa Monicas të dielën (6 nëntor).

Krijuesi i hitit "The Your Body Is a Wonderland" 45 vjeç u pa i veshur me një xhaketë të zezë mbi një këmishë ngjyrë ulliri dhe pantallona gri, gjatë darkës katër-orëshe me 22-vjeçaren.


Ndërkohë aktroja e re, e cila fitoi famë si një yll fëmijësh në dramën e vlerësuar me çmime “Mad Men”, dukej elegante si kurrë më parë me një pallto gri të sofistikuar për daljen, shkruan DailyMail.

64259197 11397287 Chic Meanwhile the Mad Men child star looked chic as ever in a s a 20 1667800633851

Këngëtari zemërthyer e ka finalizuar ‘look’-un e tij me një palë atlete të bardha dhe është parë duke mbajtur celularin në dorë.

Ylli i ri - më i njohur për rolin e saj si vajza e personazhit kryesor Don Draper, Sally Draper, në hitin "Mad Men" të AMC – përshtati pamjen e saj me një zinxhir argjendi rreth qafës dhe një çantë të zezë në dorë.

64259209 11397287 Casual cool The Your Body Is a Wonderland hitmaker opted for a c a 29 1667800634220

Ajo dukej se kishte shkuar pa grim për darkë, duke lënë të shkëlqejë bukuria e saj natyrale.

Dyshja - të cilët kanë 23 vjet diferencë në moshë - mbërritën në restorantin italian dhe darkuan në ambientet e shkëlqyera për katër orë, sipas të pranishmëve.

64259195 11397287 Young beauty Kiernan wore her blonde tresses parted in the middl a 24 1667800633864

Burime të restorantit raportuan se në një moment këngëtari filloi të këndonte për Kiernanit pasi kishte pirë disa pije.

Ata të dy u larguan rreth orës 12 të mesnatës veçmas disa minuta pas njëri-tjetrit me automjetet e tyre.

64259189 11397287 Long dinner The duo reportedly arrived to the Italian eatery at  a 16 1667800633368

Megjithatë, një burim pretendon se makinat e tyre u tërhoqën në anë të rrugës dhe Kiernan u fut në atë  të Johnit.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja dalin së bashku. Në shkurt të këtij viti ata u panë duke ndarë një përqafim në ambientet e hotelit Sunset Tower.

Për më shumë se dy vjet Kiernan ka qenë i lidhur me regjisorin Christian Coppola.

64260235 11397287 Close This is not the first time the duo have stepped out togeth a 36 1667800634569

Në të kaluarën Kiernan ka qenë gjithashtu në lidhje me modelin Charlie Oldman, babai i të cilit është aktori fitues i çmimit “Oscar”, Gary Oldman.

Ndërkohë, historia e takimeve të John përfshinë emra të famshëm si Jennifer Aniston, Taylor Swift, Jessica Simpson dhe Jennifer Love Hewitt. /Telegrafi/