Joe Manganiello paraqiti kërkesën për divorc nga Sofía Vergara të mërkurën, vetëm dy ditë pasi çifti njoftoi ndarjen e tyre.

Ai përmendi dallimet e papajtueshme si arsye për ndarjen, raportoi TMZ.


Dokumentet e gjykatës, sipas medias, konfirmuan se ish-partnerët kishin një marrëveshje paramartesore. Secili do të mbajë pasuritë e veta të grumbulluara gjatë bashkimit.

73361769 12317435 What s in store Divorce attorney Frederic J Siegel of the Siegel a 13 1689809529154

Më 17 korrik Vergara, 51 vjeç, dhe Manganiello, 46 ​​vjeç, konfirmuan ndarjen pas shtatë vitesh martesë, shkruan PageSix.

"Ne kemi marrë vendimin e vështirë për t'u divorcuar. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë moment ndërsa lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë", thanë çifti në deklaratë.

73406041 12317435 It s official Joe Manganiello has officially filed for divorce f a 29 1689810039702

Deri në njoftimin e ndarjes, kishte disa shenja se dyshja ishin drejt dicorvit.

Në gusht 2022, Vergara mori pjesë në dasmën e Sarah Hyland me Wells Adams pa Manganiello.

Dyshja vendosën gjithashtu vilën e tyre të stilit italian në Beverly Hills, Kaliforni, në treg po atë vit.

73408153 12317435 image a 19 1689811525609

Vergara gjithashtu dukej se po kalonte shumë më tepër kohë pa Manganiello muajt e fundit, duke përfshirë edhe një udhëtim vajzash në Itali, ku ajo postoi foto të saj me një rroba banje.

Aktori i “Spider-Man” gjithashtu i uroi bukuroshes kolumbiane ditëlindjen në korrik me një postim në rrjetet sociale që shumë e konsideruan si të ftohtë dhe të dyshimtë.

Vergara dhe Manganiello u takuan përmes Jesse Tyler Ferguson në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2014.

73406043 12317435 image a 12 1689808541779

Ylli i “Bent” në atë kohë ishte i fejuar me biznesmenin Nick Loeb, por aktori i lindur në Pittsburgh kërkoi numrin e saj sapo ajo marrëdhënie përfundoi.

Vergara dhe Manganiello më pas u martuan në një ceremoni luksoze në Palm Beach, Florida në nëntor 2015 para 400 të ftuarve, duke përfshirë shumë yje të Holywoodit si Reese Witherspoon dhe Channing Tatum.

Çifti i ndarë nuk kanë fëmijë së bashku. Vergara ka një djalë 31-vjeçar të quajtur Manolo nga martesa e saj e parë me Joe Gonzalez. /Telegrafi/