LAJMI I FUNDIT:

Joao Felix nuk beson që Diego Simeone largohet nga Atletico Madridi

Joao Felix nuk beson që Diego Simeone largohet nga Atletico Madridi

Joao Felix u largua nga Atletico Madridi pas përplasjeve me trajnerin Diego Simeone, duke shkruar në huazim te Chelsea.

Portugezi e vlerëson Simeonen, duke e cilësuar si një nga trajnerët më të mirë dhe duke pranuar se nën urdhrat e tij është përmirësuar ndjeshëm.

“Simeonen e njohin të gjithë dhe e dinë çfarë ka fituar. Është një trajner shumë i mirë, që ka mënyrën e vet të punës dhe që normalisht nuk mund t’u përshtatet të gjithë lojtarëve,. Megjithatë unë jam përmirësuar shumë nën urdhrat e tij”, ka thënë fillimisht Joao Felix.


Edhe pse flitet shumë që trajneri argjentinas do të largohet nga Atletico Madridi, ylli portugez nuk mendon që ai do të ik.

“U bë shumë kohë që shkruhet se Simeone do të largohet në fund të sezonit, por më pas ai konfirmohet gjithmonë. Ndaj nuk besoj më asgjë nga këto. Nëse qëndron, është mirë, por nëse do të largohet, atëherë i uroj më të mirën”, përfundoi Felix. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori