Joao Felix merr fanellën me Nr.7 të Antoine Griezmannit te Atletico edhe pse ky i fundit ende nuk është larguar

Joao Felix ka nënshkruar zyrtarisht me Atletico Madridin dhe talentit të madh portugez tashmë i është dorëzuar numri që e mbante Antoine Griezmann atë shtatë.
Griezmann, i cili ka shënuar 133 gola në 257 paraqitje për Atleticon, e ka zyrtarizuar largimin nga kryeqytetit spanjoll, por ende po pritet që Barcelona ta paguajë klauzolën e tij në vlerë 120 milionë euro.
Në prezantimin e tij si përforcim i Atletico, shihet që Felix do ta mbajë numrin 7 te klubi i ri.
Kjo është lëvizja e dytë e njëjtë e Atleticos që e dhuron numrin e një lojtari që e ka në skuadër, pasi njëjtë kishte bërë me Marcos Llorente që mori nr.14, që e kishte Rodri përpara se të transferohet në Manchester City.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































