Barcelona kishte plane të mëdha për afatin kalimtar veror 2024, por në fund, gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve të tyre.

Dani Olmo doli të ishte blerja e tyre e vetme për ekipin e parë, ani pse Wojciech Szczesny iu bashkua atyre për pjesën e mbetur të sezonit pas lëndimit të Marc-Andre Ter Stegen.


Olmo u transferua nga Leipzigu pasi luajti një rol kyç në suksesin e Spanjës në Euro 2024.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, konfirmoi shumën e parave që u pagua për transferimin e tij, duke treguar gjithashtu se si ky model transferimi ka pasur shumë efekt.

“Falë levave ne nuk u desh që të paguanim nga xhepat tanë. Në një kompani mund të ketë një rritje të kapitalit, por ne ishim të guximshëm, i morëm levat dhe i dhamë klubit mundësinë për të bërë disa blerje”.

dan 2

“Ne ishim në gjendje të transferojmë lojtarë të rinj dhe ta bëjmë ekipin më garues. Ne jemi më të mirë tani dhe ka indikator që e thonë këtë”.

“Unë dua gjithashtu të përmend edhe punën e Decos. Reduktimi i pagave na ka bërë që të kemi të ardhura më të mira. Kur erdhi ai përqindja ishte 98 për qind”.

“Gjatë verës, vetëm Dani Olmo, i cili na kushtoi 47 milionë euro dhe Pau Victor u transferuan, kjo falë punës së mirë të Decos sepse kemi shitur lojtarë për vlerën e 80 milionë eurove”, ka thënë Laporta./Telegrafi/

telegrafi sport app