Diskutimi sapo është ndezur: A është e mundur që qytetarët rusë si turistë të bëjnë pushime në Spanjë apo Francë, në një kohë që ushtria ruse në Ukrainë vret mijëra gra dhe fëmijë? Në asnjë mënyrë mendojnë gjithnjë e më shumë vetë në BE.
Vërtet, vendet e hapësirës Shengen duhet t’ua mohojnë rusëve vizat turistike deri në një moment tjetër. Të paktën për sa kohë që Moska mban të pushtuara pjesë të Ukrainës. Pasi deri më tani miliona rusë e mbështesin luftën, ose bëjnë sikur ata nuk kanë asnjë lidhje me këtë pushtim me armë. Atyre u duhet bërë e qartë, se kështu ata nuk janë të mirëpritur në Evropë. Për shumë moskovitë ndoshta është normale të shijojnë jetën në kafene e restorante në një kohë që bashkëvendasit e tyre i lyejnë duart me gjak, po në botën e civilizuar kjo nuk është normale.
Sigurisht: T’ua mohosh në mënyrë të përgjithshme vizën turistike rusëve është të paktën pjesërisht e padrejtë. Sepse kjo prek edhe të pafajshmit, njerëz që nuk e mbështesin luftën në Ukrainë, por nuk kanë guximin të protestojnë kundër saj. Por “dëme të tilla kolaterale” është vështirë t’i pengosh.
Edhe argumenti që përdoret, se në një rast të tillë rusët do të kërkojnë më shumë mbështetje tek Kremlini. Le ta kërkojnë. Po pushime në Cote’d Azur apo blerje në bulevardin Champs Elysee nuk duhet të ketë për momentin. Ajo që mbetet është shija e keqe e të qenurit “ulur në bankën e të akzuarit”. Por pikërisht kjo duhet arritur si efekt. Sepse rusët në një kohë të tillë lufte nuk duhet të trajtohen më si një popull normal, ashtu si u trajtuan gjermanët në vitet 1930 deri në 1945 dhe në vitet që pasuan.
Nga ana tjetër, për fundin e vizave turistike flasin edhe aspekte të sigurisë. Me një vizë të tillë udhëtoi rusi Vadim Kraskov në Berlin për të vrarë pa iu dridhur syri një azilkërkues nga Gjeorgjia, me gjasë me porosi të shërbimit sekret FSB. Kjo e bën Rusinë, si e kanë përcaktuar edhe politikanë gjermanë për çështjet e jashtme, “shtet të terrorit”. Evropa duhet mbrojtur nga një shtet i tillë.
E megjithatë persona të veçantë nga Rusia duhet të kenë mundësinë të vijnë sërish në tokën evropiane. Gjermania dhe Evropa kanë një problem demografik dhe shumë sipërmarrje kërkojnë prej vitesh fuqi të kualifikuar punëtore. Në vitet e kaluara miliona rusë, të rinj të kualifikuar mirë janë larguar nga vendi. Kjo duhet mbështetur. Edhe studentë rusë apo studiues që duan të vazhdojnë punën të lirë në perëndim mund të vjnë. Opozitarë rusë po ashtu. Në një kuadër të caktuar duhet të jenë të mundura edhe vizitat për arsye familjare.
Rëndësi ka që qeveritë e vendeve të BE të aplikojnë të njëjtat rregulla, ashtu si edhe kur të vijë dita tek heqja e sanksioneve, nëse arrihet një paqe e përhershme. Prej muajsh shumica e gjermanëve e mbështet furnizimin me armë të rënda në Ukrainë. Një pakicë është kundër, të paktën duke iu referuar historisë gjermane. Pikërisht këta do ta përshëndesnin mohimin e vizave turistike për rusët. Një formë e tillë sanksionimi tregon shpejt efekt, e nuk kushton jetë njeriu.
Ndalimin e vizave turistike nuk mund ta injorojnë as mediat që flasin njësoj në Rusi. Në fillim ato do të tallen me këtë, pastaj do t’u rendisin rusëve favoret që ke, kur je në vendlindje. Si atëherë në Bashkimin Sovjetik. Dhe, do të thonë në fund, se kafenetë dhe restorantet e Moskës pikërisht për këtë do të vezullojnë më shumë … /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri