LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Southamptoni, edhe një skuadër angleze futet në garë për Armando Brojën

Jo vetëm Southamptoni, edhe një skuadër angleze futet në garë për Armando Brojën

Armando Broja është duke kaluar momentin më të mirë në karrierën e tij sportive.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me fanellën e Southampton që pas huazimit nga Chelsea.

Në 21 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Anglisë, Broja ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në një tjetër.


Southampton po negocion me Chelsean për transferimin e përhershëm të Brojës, por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi edhe West Ham United po kërkon sulmuesin shtatlartë.

Shefi i ‘Çekanëve’ Rob Newman ka parë nga afër Brojën në fitoren e Southampton 4-1 ndaj Brentford, ku ylli shqiptar shënoi një gol të bukur.

Sipas asaj që ka raportuar Football Insider, West Ham është gati që këtë javë të dalë me një ofertë në drejtim të Chelseat për transferimin e shqiptarit.

Nga ana tjetër te Chelsea ende nuk janë të sigurt nëse duhet ta mbajnë Brojën për të ardhmen apo ta shesin menjëherë atë, pasi besohet se për momentin reprezentuesi shqiptar mund të shitet deri në 20 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori