Përtej kërcënimeve bërthamore, regjimi i Penianit do të pushtojë Korenë e Jugut me një armë tjetër të famshme: bukurinë e animatoreve të tij, të cilat me koreografinë e tyre janë shndërruar në një mjet promovimi të Koresë së Veriut.
Vetë bashkëshortja e liderit koreano-jugor, Kim Jong-Un-it, Ri Sol-Ju ka qenë pjesë e këtyre ‘cheerleaders’ që morën pjesë në vitin 2005 në kampionatin e atletikës për Azinë, në Incheon. Ky grup animatoresh të reja, me moshë rreth 20 vjeç, është gati për udhëtimin drejt Koresë së Jugut. Këtë javë Peniani kishte vendosur që do të dërgonte një delegacion në lojërat olimpike të Pyeongchang-ut, pothuaj 80 km nga zona ushtarake që e ndan gadishullin në dy pjesë.
Veriu dhe Jugu janë plotësisht të ndara në fund të Luftës së Koresë në vitin 1953, madje nuk ekzistojnë as linja telefoni direkte apo e shërbime postare. I gjithë delegacioni është zgjedhur me kujdes nga Peniani dhe lëvizjet e tij do të jenë të mbikëqyrura. Sipas shtypit delegacioni do të strehohet në një anije e ankoruar në Sokcho, tipi kryqëzor me qëllim lehtësimin e kontrollit nga ana e autoriteteve. An Chan-Il, një dezertor që tani është studiues në Insitutin e Studimeve për Korenë e Veriut thotë se animatoret e bukura zgjidhen nga regjimi në bazë të disa kritereve tepër rigoroze.
Duhet të kalojnë 163 cm gjatësi dhe të rrjedhin nga familje të mira. Ato që luajnë një vegël muzikore vijnë nga një orkestër dhe shumë të tjera janë studente elitare të universitetit Kim Il-Sung. ‘Cheerleaders’ u shfaqën për herë të parë në vitin 2002 në lojërat aziatike të mbajtura në Busan dhe tërhoqën vëmendje kur 300 vajza të veshura me ngjyra “hanboks”, kostumi tradicional korean, zbritën nga një traget duke mbajtur një flamur të ribashkimit, siluetën blu të kaltër të gadishullit mbi një sfond të bardhë.
Përpos entuziazmit të prezencës së këtyre vajzave e gjitha kjo mund të shndrrohet në një dhimbje koke në nivel diplomatik. Ekziston mundësia që koreanojugorët të mos tregohen mikpritës si në të shkuarën për shkak të programit bërthamor të Penianit. Gjithashtu ngritja e flamurit koreano-verior është antiligjor në jug sepse konsiderohet si simbol i grushtit të shtetit nga legjislacioni koreano-jugor, po ashtu edhe ngritja e flamurit të ribashkimit të të dy Koreve. Kur u ngrit një flamur i Koresë së Veriut gjatë një ndeshje mes dy vendeve në lojërat aziatike 2014 në Incheon u tërhoq menjëherë nga zyrtarët.
Kjo normë nuk do të aplikohet në lojërat olimpike, por aplikohet protokolli i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, (COI) dhe mund të shndërrohet në një problem në vende të tjera. Të dy ekipet parakaluan me flamurin e ribashkimit në ceremonitë e inagurimit në Sídney-2000, Athinë 2004 ashtu si edhe në lojërat dimërore të Torinos 2006. / Bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze