Jo vetëm Alves në portë – rastet kur lojtarët e njohur morë dorezat dhe u futën në katërkëndësh për ta ruajtur rezultatin (Foto/Video)
Dani Alves në mesjavë veshi dorezat dhe u fut në portë për Paris Saint-Germainin.
Edhe pse vetëm 1.72 i gjatë mbrojtësi mori vendin e Kevin Trapp që doli jashtë me karton të kuq dhe nuk kishin më të drejt zëvendësimesh.
Rezultati ishte 4-1 dhe ashtu mbeti ndaj Sochaux.

SunSport a nxjerrë disa nga rastet kur yjet e njohura u futën në portë, transmeton Telegrafi.
Niall Quinn në ndeshjen Man City - Derby, 1991
Sulmuesi shënoi në ndeshjen Derby - Manchester City, por kjo nuk ishte e vetme.
Por kur No1 Tony Coton doli jashtë me karton të kuq, Quinn u fut në portë.
Irlandezi mbrojti madje një penallti dhe fal golit të tij u fitua ndeshja.
John Terry në ndeshjen Chelsea - Reading, 2006
Një nga rastet më të rënda në futboll kur ishte lënduar në kokë portieri Petr Cech .
Carlo Cudicini nuk mund të futej në fushë, pasi ishin kryer zëvendësimet.
Ferdinand tani ka vërë dorëzat, por jo ato të portierit, pasi ka filluar të merret me boks.
Por në vitin 2008, anglezi u bë edhe portier. Edëin Van der Sar had u lëndua në ndeshjen e FA Kupës, kundër Portsmouthit.
Ferdinand nuk arriti ta pres afër penalltinë e Sulley Muntarit, edhe pse ishte afër.
Glenn Hoddle në ndeshjen Tottenham - Man United, 1980
Mesfushori maestral ka ruajtur portë tre herë sa ishte pjesë e Tottenham.
Cosmin Moti është kthyer në një legjendë të klubit Ludogorets.
Në ndeshjen ndaj Steaua Bucharestit në play-offin e Ligës së Kampionëve, porieir Vladislav Stoyanov doli jashtë me karton të kuq kur rezultati ishte 1-1.
Monti i priti dy penalti dhe i dhuroi fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Harry Kane në ndeshjen Tottenham - Asteras Tripoli, 2014
Në ndeshje ku Tottenham fitoi 5-0, Harry Kane shënoi het-trik në ndeshjen e Ligës së Evropës.
Hugo Lloris mori direkt karton të kuq dhe Kane mori dorezat.
Ai mori një gol në këtë ndeshje pasi u mbyll 5-1. /Telegrafi/




































