Teksa po flitet për një ftohje të marrëdhënies së saj me basketbollistin Blake Griffin dhe përqeshjes së saj për aknet në Golden Globes, 2018 ka qenë tashmë një vit mjaft i zënë për modelen amerikane.
E cilësuar si një anëtare e devotshme e epokës “Instagirl”, duke qenë një prej 15 emrave më të ndjekur në këtë platformë, Kendall shfrytëzon Instagramin për të krijuar përparësinë për të në promovimin e vetes dhe fushatave për të cilat angazhohet.
Kjo ka luajtur rol të madh te ajo duke zënë vendin e Gisele Bundchen si modelja më e paguar në botë pas një viti fenomenal, kur ajo fitoi 22 milionë euro në vitin 2017.
Kendall ka pasur edhe momente të papërshtatshme kur u shfaq në një reklamë të Pepsit ku ajo u akuzua se bëri diskriminim.
Përkrah kësaj, ajo u detyrua që të bëjë padi ndaj një mashkulli që po e ndiqte dhe shqetësonte. që prej atëherë 22 vjeçarja ka bërë një hap prapa nga të qenurit kaq hapur në vëmendje dhe ka fshirë aplikacionin e saj të lifestyle-it, KendallJ.com në dhjetor të vitit të kaluar – pas dy vitesh të veprimit.
Nga të krijuarit famën me paraqitjet në Keeping Up With The Kardashians e deri te parakalimet në New York, Milan dhe Milan, ajo ndërtoi në këto pasarela karrierën e saj të modelimit që e çuan drejt paraqitjeve në fushatat për LOVE, Vogue, Victoria’s Secret edhe Estee Lauder.
Kush është Kendall Jenner?
E lindur më 3 nëntor 1995, Kendall Nicole Jenner, është vajza e kampionit olimpik, Caitlyn Jenner dhe Kris Jenner.
Kendall është rritur me motrën Kylie Jenner dhe tetë motra tjera me baba tjtër, ku përfshihen yjet prominente tjera si Kourtney, Kim dhe Khloe Kardashian, duke jetuar në Calabasas, një lagje në perëndim të Los Angelesit.
Në vitin 2009, Kendall kishte nënshkruar me Wilhelmina Models dhe bëri punën e parë si modele për fushatën e Forever 21, “Rocker Babes with a Twist”.
Bukuroshja u paraqit në kopertinën e Teen Vogue, American Cheerleader, Teen Prom, Looks, Raine, GentLux, Lovecat dhe Flavour Magazine teksa bëri fushata reklamuese edhe për White Sands Australia, Leah Madden dhe Agua Bendtia.
https://www.instagram.com/p/Bab6CgSjieb/?utm_source=ig_embed
Kendall Jenner punoi me fotografin e Victoria’s Secret, Russell James dhe puna e tyre u publikua në Kurv, Miss Vogue Australia dhe Harper’s Bazaar Arabia.
Kjo, dhe editoriali me Adam Franzinon e bënë Kendallin të nënshkruajë me The Society Management në vitin 2013, duke u shfaqur në pasarela për brenda botërore si Marc Jacobs, Givenchy, Chanel dhe shumë të tjera.
https://www.instagram.com/p/BUNTMntFyBZ/?utm_source=ig_embed
Një vit më vonë, Kendall është bërë përfaqësuese zyrtare e Estee Lauder dhe redaktorja e revistës LOVE, Katie Grand e cilësoi atë si “femra e sezonti”. Viti 2015 e shfaqi modelen për herë të parë nën petkun e Victoria’s Secret në New York City.
Ajo po ashtu u rikrijua në figurë të dyllit në muzeun e Madame Tussauds në një ngjarje publike për mediat. Pos fushatës me Pepsin, tjera polemika u nxitën në vitin 2017 kur Kendall ishte detyruar që të anulojë paraqitjen e saj si modele e Victoria’s Secret për shkak të identifikimit të saj me kampanjën La Perla.
Cila është pasuria e Kendall Jenner?
Pasuria neto e Kendall Jenner thuhet se është përafërsisht 18 milionë dollarë sipas Celebrity Net Worth.
“Instagirl” u paraqit në disa fushata dhe inspiroi një varg produktesh të cilat e kanë bërë kendallin modelen më të paguar në botë.
Mes qershorit 2015 dhe qershorti 2016, Kendall fitoi 10 milionë dollarë, afër dy herë më shumë se sa katër milionë dollaër që u fituan një vit më parë.
Si e bëri ajo këtë pasuri?
Falë ndjekësve të saj që janë plot 86.3 milionë sosh, Kendall Jenner është në gjendje që të reklamojë Estee Lauder, Adidas dhe La Perlan e të marrë pagesa për KUWTK, linjën e veshjeve Kendall + Kylie dhe fushatat tjera të modelimit.
Në vitin 2011, ajo krijoi dy llaqe për thonjtë për Nicole nga OPI Karadshian Kolors line, për të cilën Kendall dhe Kylie fituan nga 100 mijë dollarë.
Motrat jenner po ashtu u emëruan drejtoresha kerative të serialit Gillete Venus Gets Ready with Kendall & Kylie Jenner, në partneritet me shtëpinë e bukursië së Pascal Mouwadit për koleksionin “Metal Haven by Kendall & Kylie” të stolive dhe lansoi linjën me Steve Madden, “Madden Girl” për Nordstrom.
Depërtimi i furishëm i Kendallit në industrinë e veshjeve filloi në vitin 2013 kur Kendall dhe Kylie Collection u lansua me PacSun. Dy vjet më vonë, bashkëpunimi i Kendall + Kylie me Topshop u zbulua në Melbourne dhe New York City dhe më pas të dyja paralajmëruan lansimin e linjës të bikinive.
Ajo po ashtu lansoi një aplikacion mobil me pagesë në të njëjtën kohë me motrat e saj dhe krijoi partneritet me Glu Mobile për të zhvilluar një aplikacion “Kim Kardashian: Hollywood” dhe “Kendall & Kylie” në vitin 2016.
https://www.instagram.com/p/BYY6G41D1bA/?utm_source=ig_embed
Në vitin 2016, Kendall filloi karrierën e saj si fotografe, duke realizuar një fotosesion për Kaia Gerber dhe numrin e 16-të të revistës LOVE. Një vit më vonë, motrat Jenner risollën linjën e dikurshme të bluzave për brendin e tyre “Kendall + Kylie”, të cilat kushtojnë nga 125 dollarë.
Këto bluza u kritikuan si nga ata që pranuan porositë ashtu edhe nga artistët e muzikantët që janë përdorur në mënyrë grafike në këto bluza pa lejen e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti”, Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i “Etna Group”, ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë